BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeROMAKËT DO TË TRIUMFOJNË MBI PERSIANËT BRENDA PAK VITEVE - Paralajmërimet Kuranore

ROMAKËT DO TË TRIUMFOJNË MBI PERSIANËT BRENDA PAK VITEVE – Paralajmërimet Kuranore

ROMAKËT DO TË TRIUMFOJNË MBI PERSIANËT
BRENDA PAK VITEVE

“Elif, Lamë, Mimë. U mundën romakët. Në tokën më të ulët (tek Deti i Vdekur), por ata pas disfatës së tyre do të triumfojnë. Brenda pak viteve, çështja është e Allahut, para kësaj dhe pas kësaj (para fitores dhe pas fitores). Atë ditë (kur do të fitojnë romakët) do të gëzohen besimtarët. Për ndihmën e Allahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Gjithëfuqishëm, Mëshirues. Premtimi i Allahut, Allahu nuk e then premtimin e Tij, por shumica e njerëzve nuk dinë.” (Err-Rrum: 1-6)
Ky premtim u realizua ashtu siç premtoi Allahu i Lartësuar. Pasi që persianët i mundën romakët, u gëzuan idhujtarët e Mekkes dhe u hidhëruan muslimanët, sepse persianët me idhujtarinë e tyre ishin më të afërt me politeistët, ndërsa romakët e krishterë ishin më afër Islamit dhe muslimanëve . Por, Allahu i Lartësuar i paralajmëroi politeistët se gëzimi i tyre do të kthehet në hidhërim.
Meqë romakët triumfuan pas disfatës, ashtu siç paralajmëroi Kur’ani, Islamin e pranuan një numër i madh politeistësh, ngase ata ishin betuar se nëse realizohet ky premtim, do ta pranojnë Islamin.
Dita e triumfit të romakëve mbi persianët është e njëjta ditë kur muslimanët triumfuan mbi politeistët në Bedr, e që ishte beteja e parë ndërmjet muslimanëve dhe politeistëve, siç transmeton Tirmidhiu nga Ebu Seidi radiAllahu anhu.
Historiani Eduard Gibon, në librin e tij “Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake”, shkruan: “Asokohe, kur Kur’ani paralajmëroi këtë gjë, nuk kishte asnjë paralajmërim që ishte më larg realitetit sesa ky paralajmërim, ngase dymbëdhjetë vitet e para të pushtetit të Herakliut sinjalizonin fundin e Perandorisë Romake.”

Burimi:
Libri: “SHENJAT E KIJAMETIT DHE l PARALAJMËRIMET PROFETIKE”
Autor: Hoxhë Osman Abazi (Allahu e mëshiroftë)

Must Read