Ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- tregon: Ishim tek i Dërguari i Allahut ﷺdhe tha:
“Ruajuni ndaj pesë gjërave, për të cilat kërkoj mbrojtje nga Allahu që të mos ju ndodhin e as mos t’i arrini:
1. Sa herë që është paraqitur amoraliteti tek ndonjë popull dhe e ka vepruar haptazi atë, veçse do të përjetojnë murtajë dhe sëmundje, të cilat nuk i kanë përjetuar paraardhësit e tyre.
2. Sa herë që nuk jepet zekati, ndërpritet shiu e sikur mos të ishin shtazët, nuk do të pikonte asnjë pikë shiu.
3. Sa herë që bëhet hile në kandarë (peshore), veçse do të ndëshkohen me thatësirë, jetë të vështirë dhe tirani të sulltanit.
4. Sa herë që udhëheqësit nuk gjykojnë sipas Librit të Allahut, Allahu do t’u sjellë një armik, i cili do t’ua harxhojë atë që e posedojnë.
5. Sa herë që e lënë pas dore Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut, Allahu i Madhëruar do të futë zënka mes tyre.”
(Bejhekiu dhe Hakimi /Silsile Sahiha,106)