Së shpejti, televizion mysliman në Bernë, Berlin dhe Vjenë
BERNË – Në fund të 2013-s do të lançohet në internet një kanal i ri televiziv për myslimanët «Unity-TV» me studiot në Bernë, Berlin, po ashtu dhe në Vjenë. Këtë e ka bërë të ditur këtë fundjavë Nicolas Blancho, president i Këshillit Qendror Islamik Zvicrës (ICCS).
“Nëse ne duam të ndryshojmë diçka, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Blancho në konferencën vjetore të Këshillit Qendror Islamik Zvicrës në afërsi të Freiburgut. “Për të prezantuar vlerat islame në shoqëri duhet të fitohet ndikim politik”, tha Blancho në këtë konferencë, ku sipas “Berner Zeitung” ishin të pranishëm 1600 njerëz.
“Dy të tretat e financimit të kanalit televiziv mysliman tashmë janë siguruar”, tha Blancho. Vendi i studios në Bernë ende nuk është caktuar. “Ka dy ose tre vende në zonat e synuara industriale në periferi të qytetit”, tha presidenti i ICCS-së.
Stacion televiziv nuk është projekti i parë i Blanchos. Për shkak të interesimit të vogël, projekti i tij i shkollave islamike ka dështuar, ndërsa xhamia në Bernë nuk është më prioritet. “Aktualisht mungon një shumë e madhe e mjeteve”, tha Blancho.
/Albinfo/Shekulli Online/M.A./