BallinaPraktikaZekati dhe SadakajaShembulli i shpenzimit në rrugën e Allahut

Shembulli i shpenzimit në rrugën e Allahut

Shembulli i shpenzimit në rrugën e Allahut

 

مَّثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنبُلَةٍ مِّئَةُ حَبَّةٍ وَاللّهُ يُضَاعِفُ لِمَن يَشَاء وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. (Bekare 261)

Ky është një shembull dhe alegori që Allahu e ka përmendur rreth shumëfishimit të shpërblimeve për ata që shpenzojnë për kauzën e Tij subhanehu ue te’ala, duke kërkuar kënaqësinë e tij. Allahu shumëfishon veprat e mira dhjetë deri në shtatëqind herë.

Allahu ka thënë: Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut…”

Seid ibn Xhubejri komentoi në këtë ajet duke thënë, “ Do të thotë shpenzimin në bindje ndaj Allahut.”

Makhul ka thënë se ky ajet nënkupton, “Shpenzimin në Xhihad, në stalla të kuajve, armatim dhe kështu me radhë”.

Alegoria që përmendet në këtë ajet është më madhështore në zemrën sesa thjeshtë përmendja e numrit shtatëqind. Ky ajet tregon se Allahu ‘zmadhon” veprat e mira për bërësit e tyre, ashtu sikurse Ai rrit bimën për cilindo që e mbjell atë në një tokë pjellore.

Në sunnet gjithashtu përmendet se veprat shumëfishohen deri në shtatëqind fish. Për shembull, Imam Ahmedi regjistron se Ebu Mes’udi ka thënë se njëherë një njeri dhuroi një deve, së bashku me frerin e saj në rrugën e Allahut dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi we sel-lem i tha: Në Ditën e Ringjalljes, do të kesh shtatëqind deve me kapistrat e tyre.

Muslimi dhe Nesaiu gjithashtu e kanë regjistruar këtë hadith, dhe rrëfimi nga Muslimi tregon, “Një njeri e solli një deve me frerin e saj dhe tha, ‘ O i dërguar i Allahut! Kjo është në rrugën e Allahut.’. i dërguari i tha, ( Ti do të fitosh shtatëqind deve si shpërblim për të në Ditën e Ringjalljes.).

Një tjetër hadith: Ahmedi regjistron se Ebu Hurejre radiAllahu anhu ka thënë se Resulullahi sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thënë:

( Secilën vepër të mire që biri i Ademit e kryen do të shumëzohet dhjetë fish, deri në shtatëqind fish, deri në shumë fish të tjera, deri sa Allahu të dëshiron. Allahu ka thënë, “Përveç agjërimit, sepse kjo është për mua dhe unë do të shpërblej për të. Personi braktis ushqimin dhe dëshirat për hir timin. “Agjëruesi ka dy gëzime: kur të prish agjërimin dhe kur ta takoj Zotin e tij. Me të vërtetë, aroma që del nga goja e çdokujt që agjëron është më e pastër tek Allahu sesa era e myshkut. Agjërimi është mburojë( kundër mëkateve), agjërimi është mburojë). Shënon Muslimi.

Thënia e Allahut, “All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, është në ndërlidhje me sinqeritetin e personit në veprat e tij.

All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. (Bekare 261) nënkupton, favoret e tij janë aq të gjera sa që përfshijnë shumë më shumë sesa krijimin e tij, dhe ai ka dituri të plotë për këdo që e meriton, ose nuk e meriton. Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet qofshin për Allahun.

 

Tefsiri i Ibën Kethirit

Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi

Burimi: http://islamifejaevertete.com

 

Must Read