Shikimi në haram – Hoxha dhe Djaloshi
Kishe shkuar një djalosh tek një hoxhë dhe i tha: Une jam një djalosh i ri, kam problem me shikimin haram. Nuk mundem të ndalem nga shikimi i vajzave gjatë rrugës dhe në treg. Si të veproj që të largohem nga ky ves i ligë?
Hoxha i dha një gotë të mbushur plotë me qumësht dhe e urdhëroi ta dërgoj deri në një vend të caktuar, duke kaluar nëpër treg, pa e derdhur asnjë pikë të vetme nga gota me qumësht.
Pastaj e ftoi një prej nxënsëve të tij, të cilin e urdhëroi të përcillte djaloshin, dhe nese gjate rruges do të derdhte qumështin atëherë ta rrahte atë në mes të tregut, në prani të njerëve.
Mirëpo djaloshi e kishte dërguar qumështi ashtu siç u porosit, pa e derdhur fare dhe u kthye tek hoxha.
Hoxha e pyeti: Sa vajza i ke parë gjatë rrugës?
Hoxhë i nderuar nuk kam parë asnjë vajzë sepse kisha frikë nga rrahja dhe turpërimi para njezëve!
Hoxha: Kështu është gjendja e muslimanit gjithnjë ka frikë nga dënimi i Allahut dhe turpërimi në Ditën e Gjykimit.
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre”.(En-Nur 30-31)
www.islamifejaevertete.com