Shlyesit e mëkateve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1) Pendimi i sinqertë:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush pendohet para se të lindë dielli prej perëndimit, Allahu do t’ia pranojë pendimin e tij.” (Shënon Muslimi)
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “(Shënon Muslimi)
3) Përmendja e Allahut pas namazeve farz:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thotë subhanallah 33 herë pas çdo namazi, elhamdulilah 33 herë dhe Allahu ekber 33 herë, këto bëjnë 99, dhe më pas thotë:
“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hadu ue huve ala kul-li shej’in kadir.”
“Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe i pa rival, Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Pa dyshim, Ai është i Fuqishëm për çdo send.” I falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.” (Shënon Muslimi)
4) Shehidllëku (martirizimi) në Rrugë të Allahut:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Allahu ia fal shehidit çdo gjë, përveç borxhit.” (Shënon Muslimi)
5) Shkuarja e shpeshtë në xhami:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:
6) Agjërimi i Ramazanit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar (shpërblim prej Allahut), i falen mëkatet e së kaluarës.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
7) Namazi gjatë Natës së Kadrit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai që falet natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar (shpërblim prej Allahut), i falen mëkatet e së kaluarës.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
8) Fjala subhnallahi ue bihamdihi 100 herë:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thotë: ‘ subhnallahi ue bihamdihi’ – ‘I Lartësuar qoftë Allahut, Atij që i takon falënderimi’, gjatë ditës 100 herë, i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
9) Pasimi i veprës së keqe me një të mirë:
Allahu i Lartësuar, thotë: “Vërtet veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” (Hud: 114) Ndërsa i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Përcille veprën e keqe me një të mirë, ajo do të ta fshijë veprën e keqe.” (Shënojnë Ahmedi dhe Hakimi)
10) Falja e dy rekateve pas mëkatit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka ndonjë njeri i cili mëkaton dhe merr abdest me përpikëri, pastaj ngrihet dhe i falë dy rekate dhe i kërkon falje Allahut, veçse Allahu do t’ia falë atij.” (Shënon Tirmidhiu)
11) Kefareti (shlyerja) e tubimit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush ulet në ndonjë tubim, në të cilin është folur shumë dhe thotë para se të ngrihet nga ky tubim:
“Subhaneke Allahume ue bihamdik, esh’hedu en la ilahe il-la ent, estagfiruke ue etubu ilejke.”
“I pa të meta qofsh o Allahu im, Ty të takon falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, kërkoj faljen Tënde dhe tek Ti pendohem.” I falen mëkatet e bëra në atë tubim.” (Shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
12) Umreja:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Umreja deri në umren tjetër është shlyerje e mëkateve që janë bërë mes tyre.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
13) Haxhi:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush e kryen haxhin e nuk bën vepra të pahijshme dhe mëkat, kthehet (pastrohet prej mëkateve) si atë ditë kur e ka lindur nëna.“ (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).
14) Namazi farz (obligues):
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Pesë namazet dhe xhumaja deri në xhumanë tjetër, janë shlyerje e mëkateve (të vogla) të bëra mes tyre, përderisa nuk përfshihet nga mëkatet e mëdha.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
15) Kush thotë pasi ta dëgjojë muezinin:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:
“Esh’hedu en la ilahe il-lAllah, uahdehu la sherike leh, ue esh’hedu enne Muhameden abduhu ue resuluhu. Radijtu bil-lahi raben ue bi Muhamedin resulen ue bil Islami dinen.”
“Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me meritë pos Allahu dhe Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, Pejgamberi im Muhamedi, dhe feja ime është Islami.“ I falen mëkatet e tij.” (Shënon Muslimi)
16) Sadakaja:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:“Sadakaja e shuan gjynahun ashtu sikurse e shuan uji zjarrin.“ (Shënon Tirmidhiu)
17) Agjërimi i ditës së Arafatit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, u pyet për ditën e Arafatit, me ç’rast u përgjigj: “E shlyen vitin e kaluar dhe atë të ardhshëm.“ (Shënon Muslimi)
18) Agjërimi i ditës së Ashurasë:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, u pyet për ditën e Ashurasë, me ç’rast u përgjigj: “E shlyen vitin e kaluar.“ (Shënon Muslimi)
19) Tehlili:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thotë:
“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hadu ue huve ala kul-li shej’in kadir”
“Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe i pa rival, Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Pa dyshim, Ai është i Fuqishëm për çdo send” gjatë ditës 100 herë, e ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar dhjetë robër. I shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind gjynahe….” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
20) Përputhja e Aminit të namazliut me atë të melekëve:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kur ndokush prej jush thotë Amin (në namaz), edhe melekët në qiell thonë Amin; nëse përputhet njëri me tjetrin, atëherë i falen mëkatet që ka bërë më përpara.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
21) Sabri:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk e godet muslimanin ndonjë lodhje, sëmundje, pikëllim, mërzi e brengë, madje edhe ndonjë ferrë që e shpon atë, veçse Allahu do t’ia mbulojë (falë) me të gjynahet e tij.” (Shënon Buhariu)
22) Fjala subhnallah 100 herë (I Lartësuar qoftë Allahu)
23) Vendet ku përmendet Allahu
24) Salavati dhe selami mbi të Dërguarin, sal-lAllahu alejhi ue selem
Ijd el Anezi
Përktheu nga arabishtja: Burim KOÇINAJ, 24.06.2011
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/
Referencë: www.saaid.net