Shpeshtoji duatë në këto dhjetë netët e fundit të Ramazanit!!!
Derisa je në fqinjësi të Allahut dhe ke mundësi të kërkosh vet pa ndërmjetësimin e askujt kërko dhe shfrytëzoje rastin ndryshe ai të humb. Nëse ke dëshirë ta dishte cili është rasti më i mirë atëherë ktheju këtij hadithi. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
„أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الْعَبْدُ مِنْ رَبِّهِ وَهُوَ سَاجِدٌ فَأَكْثِرُوا الدُّعَاءَ
Njeriu më së afërmi Zotit të vet është kur është në sexhde andaj shpeshtoni duatë“.
Njeriu kur të marrë ndonjë udhëtim me tren apo aeroplan vie në stacion/aeroport, pret radhën dhe hip në mjetin përkatës të udhëtimit. Çfarë mendoni sikur ky njeri të kalonte pranë aeroportit apo stacionit shpejtë e pastaj të dilte jashtë në autostrade apo fushë dhe derisa treni është duke ecur me shpejtësi të madhe apo aeroplani në qiell t’ia vë dorën përpara: „Ndal, ke edhe një udhëtar“, a do t’ia ndalnin? Natyrisht se jo. Edhe me sexhden është kështu puna. Nëse dëshiron të hipësh në aeroplanin e mëshirës është kusht stacioni i sexhdes. Nëse sexhden e kryen shpejtë dhe kalimthi ti do të jesh sikur ai udhëtari jashtë stacionit, i cili bën me dorë shumë por nuk e sheh askush.
Edhe diç. A e di se sexhde i bëjnë Allahut çka ka në tokë e në det e në tërë gjithësinë. Thotë Allahu:
„وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مِنْ دَابَّةٍ وَالْمَلائِكَةُ وَهُمْ لا يَسْتَكْبِرُونَ
49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi“.
(en-Nahl, 49)
„وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعاً وَكَرْهاً وَظِلالُهُمْ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ
15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje“.
(err-Rra’du, 15)
„أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَسْجُدُ لَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ وَالنُّجُومُ وَالْجِبَالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوُابُّ وَكَثِيرٌ مِنَ النَّاسِ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيْهِ الْعَذَابُ وَمَنْ يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُكْرِمٍ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ
18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron“.
(el-Haxh-xhu, 18)
Hoxhë Sedat Islami