Shtatë dobi nga fjala e All-llahut
“Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm”. (Kur’an 2:10.)
Dobitë e këtij ajeti:
- Nëse njeriu nuk e pranon të vërtetën dhe zemra e tij është e sëmurë, ai dënohet me shtim të sëmundjes, për shkak të fjalës së Tij të Lartësuarit: ”Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë..” (Kur’an 2:10), dhe kjo sëmundje e cila qëndron në zemrat e dyfytyrëshve (përbëhet nga): dyshime dhe epshe, ka prej tyre që e kanë kuptuar të vërtetën mirëpo nuk e don atë (pasimin e tij), dhe ka prej tyre që u është përzier ajo (e vërteta), ka thënë All-llahu në kaptinën En-Nisa: ”Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë”. (En Nisa 137)
Pastaj tha në suren el-Munafikun: Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë. (El-Munafikun, 3)
- Që shkaqet për shkak që All-llahu e devijon robin, janë nga vet robi, për shkak të fjalës së Tij, të Lartesuarit: “Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë…” (Kur’an 2:10)
E njejtë si kjo është fjala e All-llahut: “E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre..” (Kur’an 61:5), dhe fjala e All-llahut: “Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë për herë të parë…” (Kur’an 6:110), gjithashtu fjala e All llahut: “Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre”. (Kur’an 5:49)
- Dhe se mëkatet dhe shthurjet shtohen dhe pakësohen, sikurse Imani që shtohet dhe pakësohet, për shkak të fjalës së Tij,të Lartësuarit: “e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë.” (Kur’an 2:10), dhe shtimi nuk kuptohet ndryshe vetëm si e kundërt e pakësimit, ashtu pra sikurse Imani që shtohet dhe pakësohet, ashtu edhe shthurja shtohet dhe pakësohet, edhe sëmundja shtohet edhe pakësohet.
4.Kërcënimi i ashpër për dyfytyrëshat për shkak të fjalës së Tij: ”(ata) pësojnë dënim të dhembshëm”. (Kur’an 2:10.)
5.Dënimet nuk vijnë vetëm se me shkaqë paraprake, pra All-llahu nuk e dënon askënd vetëm për shkak të mëkatit, për shkak të fjalës së Tij: “për shkak se ata përgënjeshtruan”. (Kur’an 2:10)
- Munafikët (dyfytyrëshat) i kanë bashkuar dy cilësi, gënjeshtrën dhe përgënjeshtrimin, dhe kjo është gjendja më e ndytë.
7.Nënçmimi i gënjeshtrës dhe se ajo është shkak për dënim, sepse gënjeshtra është prej cilësive më të ndyta, dhe këtë e ka sqaruar i Dërguari i All llahut alejhi selam se gënjeshtra është prej cilësive të munafikëve, ai alejhi selam ka thënë: ”Shenjat e Munafikut janë tre: ”Kur të flet,gënjen..” (deri në fund të hadithit), dhe gënjeshtra është e nënçmuar në Sherijat, dhe gjithashtu e nënçmuar sipas natyrës njerëzore.
Muhamed ibn Salih el Uthejmin
Komenti i Kaptinës el-Bekare . v.1 . f.44-45
Përktheu: Qëndrim Jashari