Thash:
Shumë jam i vetmuar
Ai tha:
فَإِنِّي قَرِيبٌ
Unë jam (shumë) afër (teje). (Bekare, 186)
Thash:
Po, e di Ti je afër meje, po unë jam larg Teje, sikur të isha edhe unë afër Teje.
Ai tha:
الَّذِينَ ءَامَنُوا إِنَّهُمْ مُلَاقُو رَبِّهِمْ
Dhe Unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre. (Hud, 29)
Thash:
Po sa je afër meje?
Ai tha:
نَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ
Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. (Kaf, 16)
Thash:
Unë si të jem më afër Teje?
Ai tha:
وَاذْكُرْ رَبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعًا وَخِيفَةً وَدُونَ الْجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ وَلَا تَكُنْ مِنَ الْغَافِلِينَ
Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes. (A’raf, 205)
Thash:
Më duhet ndihma se jam i vetmuar.
Ai tha:
اللَّهُ مَوْلَاكُمْ وَهُوَ خَيْرُ النَّاصِرِينَ
All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës. (Ali İmran, 150).
Tash:
Dikush më ngacmon që të më largoj prej Teje.
Ai tha:
لَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ
Mos ndiqni rrugën e shejtanit, sepse ai është armik i juaji i hapët. (Bekare, 208).
Thash:
Kush është shejtani?
Ai tha:
إِنَّ الشَّيْطَانَ لِلْإِنْسَانِ عَدُوٌّ مُبِينٌ
S’ka dyshim, shejtani për njeriun është armik i hapët. (Jusuf, 5).
Thash:
Çfarë kërkon ai prej meje?
Ai tha:
إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit (Maide, 91).
Thash:
Po më trego për verën dhe bixhozin?
Ai tha:
فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَا أَكْبَرُ مِنْ نَفْعِهِمَا
Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. (Bekare, 219).
Tash:
Më duhet të të kërkoj falje për mëkatet, po nuk e di si?
Ai tha:
أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ
A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë? (Nur, 22)
Thash:
Jo! Unë dëshiroj që të më falesh, sepse jam i vetmuar.
Ai tha:
وَاسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٌ وَدُودٌ
(Atëherë)Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti (im) është mëshirues, shumë i dashur. (Hud, 90)
Thash:
Kam shumë mëkate, unë ç’të bëj me këto mëkate?
Ai tha:
أَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ هُوَ يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ
A nuk e ditën (ata) se All-llahu është ai që pranon pendimin e robëve të vet. (Teube, 104)
Thash:
Ah! Shumë herë jam penduar dhe e kam prishur pendimin, nuk mund të kërkoj më falje.
Ai tha:
اللَّهِ الْعَزِيزِ الْعَلِيم غَافِرِ الذَّنْبِ وَقَابِلِ التَّوْبِ ِ
All-llahu është Fuqiplotë i Gjithëdijshëm, I Cili falë mëkatin dhe pranon pendimin. (Gafir, 2-3)
Thash:
Kam shumë mëkate, për cilin mëkat të kërkoj falje?
Ai tha:
إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا
All-llahu i falë të gjitha mëkatet. (Zumer, 53)
Thash:
Po t’kërkoja përsëri falje, do të më falësh?
Ai tha:
وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ
E kush i falë mëkatet përveç All-llahut? (Ali İmran, 135)
Thash:
O Zot! Sa i mëshirshëm je. Nuk e di pse pas këtyre fjalëve unë fillova të ndryshoj dhe të më zbutet zemra. O Allah të dua shumë.
Ai tha:
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme. (Bekare, 222)
Tash:
O Zot unë jam i vetmuar nuk kam askënd.
Ai tha:
أَلَيْسَ اللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُ
A nuk i mjafton All-llahu robit të vet? (Zumer, 35)
Tash:
O Zot e di që Ti shumë më do mua, Ti je i Vetmi Ai që mi falë mëkatet, po pas të gjitha këtyre mirësive që mi dhurove unë çka të bëj?
Ai tha:
وَسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا يَاأَيُّهَا الَّذِينَ ءَامَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا
هُوَ الَّذِي يُصَلِّي عَلَيْكُمْ وَمَلَائِكَتُهُ لِيُخْرِجَكُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَكَانَ بِالْمُؤْمِنِينَ رَحِيمًا
O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.. Dhe madhëronjeni Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues. (Ahzab, 41-43)
Thash:
O Zoti im, ty të falënderoj për çdo gjë, të falënderoj që nuk më le të vetmuar. Unë të premtoj se përgjithmonë do të të përkujtojë ashtu si më porosite. Andaj të falënderoj që je me mua edhe në çastet më të vështira edhe ndaj armikut tim të përbetuar.