Si mund të bëhem musliman ?
Fjala “Musliman” nënkupton personin i cili i nënshtrohet vullnetit të Zotit pavarësisht racës, nacionalitetit, ose prapavijës etnike. Bërja musliman është një proces i thjeshtë dhe i lehtë që nuk kërkon parakushte. Personi mund të konvertohet në vetmi ose këtë mund ta bëjë në prezencë të të tjerëve.
Nëse ndokush ka një arsye të fortë që të konvertohet në Islam, bindje të plotë dhe besim të palëkundur se Islami është religjioni i vërtetë i Allahut, e tëra që i duhet personit që të bëjë është që të shqiptojë “Shehadetin”, dëshminë e besimit, pa vonim të mëtutjeshëm. “Shehadeti” është shtylla e parë dhe më e rëndësishme e pesë shtyllave të Islamit.
Me shqiptimin e kësaj dëshmie ose “Shehadeti”, me besim të sinqertë dhe bindje, personi hyn në radhët e Islamit.
Duke hyrë në radhët e Islamit krejtësisht për kënaqësinë e Allahut, të gjitha mëkatet e kaluara të personit i falen, dhe ai fillon një jetë të re të devotshmërisë dhe ndershmërisë. I dërguari i Allahut i tha një personi i cili i kishte vendos kusht Profetit për pranimin e Islamit se Allahu do të ia falte mëkatet e tij:
“A e di se të pranosh Islamin shkatërron të gjitha mëkatet që kanë ardhur para tij?” (Sahih Muslim)
Kur dikush pranon Islamin, ai në esencë pendohet për mënyrat dhe besimet e jetës së mëhershme. Personi nuk duhet që të mbingarkohet me mëkatet që i ka bërë para pranimit të Islamit. Regjistri i personit është i pastër, dhe është sikurse posa të kishte lindur nga mitra e nënës së tij. Personi duhet që të përpiqet sa më shumë që të jetë e mundur që ta mbajë regjistrin e pastër dhe të përpiqet që të bëjë sa më shumë që është e mundur vepra të mira.
Kurani i Shenjtë dhe Hadithi ( thëniet e Profetit) që të dyja theksojnë rëndësinë e pasimit të Islamit. Allahu thotë:
“…Feja e pranueshme tek Allahu është Islami…” (Kuran, Ali Imran 19)
Në një ajet tjetër të Kur’anit, Allahu përmend:
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Kuran, Ali Imran 85)
Në një thënie tjetër, Muhamedi, i dërguari i Allahut ka thënë:
“Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i cili nuk ka shok, dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij, dhe se Jezusi është Robi i Allahut, Profeti i Tij, dhe fjala e tij të cilin e dhuroi në Merjemen dhe shpirt i krijuar nga ai; dhe se Xheneti është i vërtetë, dhe se xhehenemi është i vërtetë, Allahu përfundimisht do ta pranoj në xhenet, sipas veprave të tij” (Sahih El-Buhari)
I dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, gjithashtu ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu e ka ndaluar që të banoj përjetësisht në xhehenem personin i cili thotë:” Dëshmoj se askush nuk ka të drejtë që të adhurohet me të drejtë përveç Allahut,’ duke kërkuar kështu Fytyrën e Zotit.” (Sahih El-Buhari)
Deklarata e Dëshmisë ( Shehadeti)
Që të konvertohesh në Islam dhe të bëhesh musliman personi duhet që të shqipton dëshminë e mëposhtme me bindje dhe duke e kuptuar domethënien e saj:
Esh-hedu en La Ilahe il-lAllah we esh-hedu enne Muhamedun Resulullah”
Përkthimi i së cilës është:
“Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.”
Kur dikush e shqipton dëshminë me bindje, atëherë ai/ajo bëhet musliman. Mund të bëhet ose vetëm, por është më mirë që të bëhet me ndonjë këshillues, që të ndihmojë në kuptimin dhe shqiptimin e drejtë.
Pjesa e parë e dëshmisë përbën të vërtetën më të rëndësishme që Allahu i ka shpallur njerëzimit: që nuk ekziston diçka hyjnore ose e drejtë që të adhurohet përveç Allahut të plotfuqishëm. Thotë Zoti në Kur’an:
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”” (Kuran, Enbija 25)
Kjo tregon se të gjitha format e adhurimit, qoftë namazi, lutja, kërkimi i mbrojtjes dhe kurbani, duhet ti drejtohet vetëm Zotit. Drejtimi i çdo forme të adhurimit tjetër kujt përveç Allahut( qoftë ndonjë engjëll, profet, Jezusit, Muhamedit, ndonjë të shenjti, idhulli, diellit, hënës, drurit) e tërë kjo shihet si kontradiktë me mesazhin themelor të Islamit, dhe përbën një mëkat të pafalshëm përveç nëse pendohet nga ai para se të vdes. Të gjitha llojet e adhurimit duhet t’i drejtohen vetëm Allahut.
Adhurimi nënkupton kryerjen e veprave dhe thënieve që e kënaqin Zotin, gjërat që ai ka urdhëruar ose inkurajuar që të kryhen, qoftë me dëshmi konkrete tekstuale ose me analogji. Kështu që, adhurimi nuk kufizohet vetëm në zbatimin e pesë shtyllave të Islamit, mirëpo përfshin çdo aspekt të jetës. Furnizimi me ushqim për familjen, si edhe thënia e diçkaje që të gëzojë ndonjë person të gjitha konsiderohen si pjesë të adhurimit, nëse e tërë kjo bëhem me qëllimin për të kënaq Zotin. Kjo nënkupton se, që të pranohen, të gjitha veprimet e adhurimit duhet të bëhen sinqerisht për hir të Zotit vetëm.
Pjesa e dytë e dëshmisë nënkupton që Profeti Muhamed është rob dhe i dërguar i zgjedhur i Allahut. Kjo përfshin atë që personi duhet të bindet dhe të zbatoj urdhrat e Profetit. Personi duhet të besoj atë çfarë ai ka thënë, të praktikoj mësimet e tij, të ndalohet nga ajo çfarë ai ka ndaluar. Kështu që, personi duhet që të adhuroj Zotin vetëm sipas mësimeve të tij, dhe se të gjitha mësimet e Profetit ishin në fakte shpallje dhe inspirim i shpallur atij nga Zoti.
Njerëzit duhet që të modelojnë jetët e tyre dhe karakterin si dhe të imitojnë Profetin, sepse ai ishte shembull i gjallë për njerëzit që të ndiqet. Zoti thotë:
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!.” (Kuran, Kalem 4).
Allahu gjithashtu thotë:
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun..” (Kuran, El-Azab 21)
Ai është dërguar në mënyrë që praktikisht të zbaton Islamin në fjalët e tij, veprimet e tij, legjislaturën, si edhe në aspektet e tjera të jetës. Ajshja, gruaja e Profetit, kur është pyetur për karakterin e profetit, u përgjigj:
“Karakteri i tij ishte Kur’ani.”(Es-Sujuti)
Në mënyrë që me të vërtetë të praktikosh pjesën e dytë të shehadetit, duhet që të ndjekësh shembullin e tij në të gjitha aspektet e jetës. Allahu thotë:
Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Kuran, Ali Imran 31)
Gjithashtu nënkupton se Muhamedi është Profeti dhe i Dërguari i Fundit i Zotit, dhe asnjë Profet ( i vërtetë) nuk mund të vije pas tij.
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.” (Kuran, El-Ahzab 40)
Të gjithë ata të cilët pretendojnë se janë Profet ose se marrin shpallje pas Profetit Muhamed janë mashtrues, dhe pranimi ose njohja e tyre si të tillë do të ishte e barabartë me mosbesim.
Të urojmë mirëseardhje në Islam, ju përgëzojmë për vendimin tuaj, shpresojmë se Allahu do të ju begatojë në këtë botë dhe në tjetrën.
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/