BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeSi të jetë haxhi yt i pranuar?

Si të jetë haxhi yt i pranuar?

 

Pyetja: Cilat janë veprat që duhet t’i punon haxhiu që haxhi i tij të pranohet inshAllah?

     Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut ..

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur:[1]

      Veprat të cilat duhet t’i bësh që të jetë haxhi i tij i pranuar janë:  Ta bësh nijet haxhin për hir të Allahut të lartësuar, e kjo është sinqeriteti.  

      Gjatë kryerjes së haxhit ta pason metodën se si e ka kryer haxhin Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e kjo është pasimi. Çdo vepër e mirë nuk pranohet vetëm se me plotësimin e këtyre dy kushteve themelore: Sinqeritetin dhe Pasimin e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar:

E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë. (El Bejjine: 5) dhe fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe secilit njeri i takon ajo qe e ka bërë nijet.”[2] dhe për shkak të fjalës së tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Ai që e vepron një punë që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ai është i refuzuar.”[3]

    Këto janë çështjet kryesore që duhet të mbështetet haxhiu: Sinqeriteti dhe pasimi i Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në haxhin e tij thoshte:

“Që të marrin nga unë metodën e kryerjes së haxhit.”[4]

     E prej tyre:Është që të jetë haxhi me pasuri hallall, ngase haxhi me pasuri haram është i ndaluar dhe nuk lejohet saqë disa dijetarë kanë thënë: Se haxhi nuk është i vlefshëm me këtë rast. E disa të tjerë thonë:

Kur ta kryen haxhin me pasuri e cila është haram

     Dije se ti nuk e kryer haxhin por, e kanë kryer devetë.

     Prej tyre:Duhet që haxhiu të largohet prej asaj që e ka ndaluar Allahu i lartësuar për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar:

Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje.(El Bekare: 197)

    Kështu që largohet nga ajo që e ka ndaluar Allahu tërësisht në haxh dhe jashtë tij prej shkeljeve dhe mëkateve, fjalëve të ndaluara, veprave të ndaluara, dëgjimin e veglave muzikore. Si dhe largohet nga ajo që e ka ndaluar Allahu veçanërisht në haxh si: Er Rrefeth – e që është marrëdhëniet me gratë, rruarja e kokës, si dhe largimi nga ajo që e ka ndaluar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjatë veshjes së ihramit prej haxhiut dhe me një shprehje më të përgjithshme: I largohet të gjitha ndalesave pas veshjes së Ihramit.

     Duhet gjithashtu që haxhiu të jetë i butë, tolerant dhe fisnik në pasurinë dhe veprat e tij dhe t’iu bëjë mirë vëllezërve të tij sa të ketë mundësi. Ai duhet të jetë larg shqetësimit të myslimanëve qoftë në vendet e adhurimit në haxh apo në tregje. Ai i largohet shqetësimit me rastin e kallaballëkut në Tavaf , Saj dhe Xhemerat si dhe vendet e tjera.

    Këto janë veprat që i takojnë haxhiut apo që duhet t’i punon haxhiu. Më së afërmi për ta realizuar këtë: Është ta shoqëron njeriu një dijetarë i cili ia përkujton çështjet e fesë e nëse kjo nuk i lehtësohet, atëherë le të lexon prej librave të dijetarëve ato që janë të besueshme para se të shkon në haxh ashtu që ta adhuron Allahun me syçeltësi.”

 
Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin
Përktheu: Driton Lekaj – Burimi: IslamHouse.com – Shqip
 


[1] Mexhmuul Fetava: 20/21

[2]Buhariu dhe Muslimi.

[3] Muslimi.

[4]Buhariu dhe Muslimi.

 

Must Read