BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaSI T’IA MËSOJMË FËMIJËVE TANË TEUHIDIN?

SI T’IA MËSOJMË FËMIJËVE TANË TEUHIDIN?

Të mësuarit e Kuranit

Në këtë rast, prindi duhet të ndalojë në ajete të cilat kanë të bëjnë me çështje të veçanta në Teuhid dhe t’ia shpjegojë. Një shembull i tillë janë ajetet që kanë të bëjnë me profetin Isa alejhi selam i nuk u kryqëzua siç thonë të krishterët, por prindërit duhet të zgjedhin fraza të kapshme për nivelin e fëmijëve.

Histori që kanë lidhje me Profetin alejhi selam dhe shokët e tij

Fëmijët e pëlqejnë t’u tregosh histori, kështu që prindi duhet t’i japi përparësi kësaj gjëje, gjithnjë duke theksuar mësimet dhe moralin e çdo historie.

Komentimi i disa ngjarjeve

Fëmijëve mund t’u kujtojmë masakrën që u ndodhi muslimanëve në Bosnje, barbarizmat që po i bëhen muslimanëve në Palestinë, Irak dhe në vende të tjera. E gjithë kjo për shkak të fesë së tyre, pse ata janë myslimanë.

Shfrytëzimi i situatave të ndryshme

Kur fëmija është sëmurë, prindi duhet t’ia ngulisë në mendje se është Allahu Ai që e shëron dhe se ilaçet janë shkak për shërimin e tij. T’i qartësojë atij se dëmi dhe dobia janë në dorë të Allahut dhe se Ai është i Vetmi që mund t’i kërkojmë shpëtim nga çdo e keqe. Prindërit duhet të shfrytëzojnë çdo situatë tjetër për t’i rrënjosur atyre parime të ndryshme të Teuhidit.

Të qenit një shembull i mirë

Shembulli i prindit është një mënyrë tjetër për t’i mësuar fëmijëve Teuhidin. Kjo i qartëson fëmijëve një nga parimet e besimit. Dashuria dhe urrejtja të jenë për hir të Allahut dhe jo sepse dikush na jep punën apo paratë që ne dëshirojmë. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm përpara fëmijëve që të mos i japin atyre vese të këqija, sepse ata kanë ndikimin më të ndjeshëm.

Korrigjimi i koncepteve dhe fjalëve të gabuara

Gjatë aktivitetit ditor të fëmijëve, ata mund të shprehin ose veprojnë në mënyra të tilla që në Islam konsiderohen gabim dhe që mund të jenë në kundërshtim me Teuhidin. Fëmijët mund të betohen për dikë tjetër përveç Allahut, por prindi duhet ta sqarojë se t’i shoqërosh dikë Allahut është mosbesim.

Fëmijët mund të dëgjojnë në shkollë se Santa është një njeri i mirë që sjell dhurata dhe gjëra të këndshme, por në të vërtetë ai është simbol i jomyslimanëve dhe që nuk është asgjë tjetër veçse një mit i krijuar nga vetë ata. Është Allahu Ai që na sjell të mirën dhe të keqen.

Këto ishin disa nga sugjerimet me anë të të cilave prindërit duhet t’i mësojnë fëmijëve parimet e Teuhidit.

Burimi:
Përktheu: M. Tafa
Burimijetes.info

Must Read