S’KA DASHURI MË TË MIRË SESA DASHURIA PËR ALLAHUN
Nganjëherë e pyesim veten për sekretin e pranimit dhe dashurisë së madhe për ndonjë person të caktuar!
Përgjigjja vjen në këtë ajet: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do tu dhurojë dashuri.” (Merjem: 96)
Dashuria e njerëzve nuk krahasohet me takimin e tyre të shpeshtë, sepse ka të tillë që banojnë nëpër zemra edhe pse rrallë takohemi me ta.
S’ka dashuri më të mirë sesa dashuria për Allahun.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU