BallinaAKTUALETë ndryshmeSkandal, prifti vë në projektor video gay në vend të imazheve të...

Skandal, prifti vë në projektor video gay në vend të imazheve të ceremonisë së fëmijëve


Skandal, prifti vë në projektor video gay në vend të imazheve të ceremonisë së fëmijëve


Një skandal i ri ka goditur kishën katolike të Irlandës së Veriut në të cilën një prift ju ka treguar një grupi prindërish një video pornografike gay, në vend të videos e cila paraqiste ceremoninë e rrëfimit të parë të fëmijëve të tyre.

Gjithçka ka ndodhur në shkollën fillore St. Mary’s, në fshatin Pomeroy.
Prifti, Martin McVeigh, ka pohuar se nuk e kupton mënyrën se si ato materiale kanë përfunduar në USB që ai ka përdorur. Vatikani është duke hetuar me imtësi këtë çështje.

Prindërit janë vënë në “pozita lufte” dhe menjëherë i kanë kërkuar kishës, me anë të një komunikate, shkarkimin nga detyra të priftit në fjalë.

“Atë ditë, – siç shkruhej nga prindërit, – McVeigh hoqi USB nga kompjuteri dhe doli menjëherë nga dhoma”.

Prifti, në bazë të asaj çka tha vetë kardinali Sean Brady, rrëfen se nuk di të japë asnjë shpjegim për imazhet e turpshme me seks mes djeshme dhe sipas autoriteteve kishtare është duke ndihmuar vetë kishën në hetimet që kanë nisur.

Must Read