Stresi dëmton kujtesën
Hormoni i stresit ndikon në humbjen e të mbajturit mend, thonë mjekët.
Organizmi i njeriut prodhon sasi shtesë të një hormoni, të quajtur kortizon, kur është në situata frike ose stresi. Dhe, sipas studimeve të realizuara kohë më parë, kjo rritje e hormonit të stresit mund të ndikojë në dëmtimin e kujtesës.
Shkencëtarët thonë se edhe pse personi e ka mësuar një gjë, për shkak të stresit ka problem që ta rikujtojë atë që e ka mësuar.
Kjo ndodh për shembull në rastet e provimeve të studentit, kur gjatë testit atyre nuk u kujtohen gjërat që i kanë mësuar, ndërsa më pas, kur niveli i hormoneve normalizohet, atyre përnjëherë u kujtohet çdo gjë.
Andaj, mundohuni ta luftoni stresin në çdo situatë, për të ndihmuar kështu trurin të “nxjerrë” më lehtë njohuritë e akumuluara./albeu/