BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiIbën Uthejmin – Duhet të urrehet mëkati e jo personi

Ibën Uthejmin – Duhet të urrehet mëkati e jo personi

Ibën Uthejmin – Duhet të urrehet mëkati e jo personi

 

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur ta shohin një person duke mëkatuar, shumë vëllezër e urrejnë mëkatin e kjo është diçka në rregull, por, ata gjthashtu, e urrejnë, edhe mëkatarin, dhe ata e trajtojnë ashpërsisht sikurse dikënd që e urrejnë, sikurse dikë që do t’i hakmerreshin, dhe ky është një gabim i madh.

Ti duhet që ta kurosh mëkatarin sikurse një mjek i cili e trajton plagën lehtësisht. Ai nuk e trajton plagën që ta keqësojë, andaj, ai e trajton këtë person me butësi dhe dëshirë për mirësi për të… kjo është metoda e dijetarëve edukatorë, të cilët i shikojnë krijesat me një pikëpamje për t’i reformuar, jo për t’u hakmarrur dhe nga urrejtja; Unë e urrej mëkatin të cilin e bën ky person, por, ky person është besimtar, andaj, ai është vëllai im, edhe nëse ka bërë imoralitet apo ka vjedhur, ai akoma është vëllai im. Dhe besimtarët janë vëllezër.”

 

Mexhmu’ Fetaua ue Resa’il Fadiletu-sh-Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin, vëll. 27, fq. 311-312.

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read