SUKSESI NUK NDËRTOHET MBI DËSHTIMET E TË TJERËVE
Në vitin 1974, Dr. Mahathir Muhammad ishte mysafir nderi i një solemniteti përmbyllës të aktiviteteve të shkollave të Kubang Pasu, Malajzi, me ç’rast, hodhi një ide për një garë, jo ndërmjet nxënësve, por ndërmjet mësuesve. Gara ishte e thjeshtë. Secili prej mësuesve duhej të merrte me vete një balonë, të cilën pasi ta frynte duhej ta lidhte për këmbe. Ashtu edhe vepruan. Pastaj i ftoi të tuboheshin të gjithë në një hapësirë paksa të ngushtë dhe iu drejtua: Unë kam disa dhurata. Do të filloj shpërndarjen e tyre pas vetëm një minute, por dhuratën do ta merr vetëm ai që e ka ende balonën e fryrë. Filloi koha dhe të gjithë filluan t’ia shpërthenin njëri tjetrit balonën derisa kur mbaroi koha mbetën shumë pak balona të fryra.
Mahathiri mbeti i habitur nga ky veprim dhe iu drejtua mësuesve: Unë nuk kërkova që ju t’i shpërthenit balonat. Sikur ju të mos merrnit këtë vendim negativ ndaj tjetrit, që të gjithë do të merrnit dhurata. Kjo është pasoja e të menduarit negativ. Që të gjithë mendojnë për sukses vetëm në llogari të tjerëve, edhe pse suksesi është në dispozicion për të gjithë. Mjerisht, ka të atillë që mendojnë suksesin duke shkatërruar karrierën e të tjerëve.
Mësimi:
Kujdes nga zilia sepse suksesi nuk nënkupton të nxitosh për të shkaktuar dështimin e të tjerëve. Ndaj mendim të mirë për njerëzit, Allahu ta ndryshon gjendjen për të mirë.
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI