BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiTë bazuarit në disa vepra, duke i harruar të tjerat

Të bazuarit në disa vepra, duke i harruar të tjerat

 

Të bazuarit në disa vepra, duke i harruar të tjerat

Rrëfehet nga Ebu Ejjub el-Ensari -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, i cili ka thënë: “Një person mund të bëjë vetëm një punë të mirë, të bazohet në të, dhe t’i harrojë mëkatet të cilat i konsideron si të parëndësishme, por, pastaj ta takojë Allahun (në Ditën e Gjykimit) me ato mëkate duke e rrethuar atë. Dhe një person mund të bëjë një mëkat, por, asnjëherë duke mos u ndalur së frikësuari për pasojat e tij, derisa ta takojë Allahun i sigurt dhe i shpëtuar.”

 

El-Hafidh Ibn Haxher, në Fet’h El-Bari, ia referon këtë rrëfim Esad bin Musas, në Ez-Zuhd. Pak më ndryshe rrëfehet nga Ibnul Mubarek në Ez-Zuhd ue el-Reka’ik, Vëll.1, fq. 170.



www.islamifejaevertete.com

Must Read