BallinaAKTUALETë ndryshmeTelegrafi gënjen lexuesit për “fetvanë e përdhunimeve”

Telegrafi gënjen lexuesit për “fetvanë e përdhunimeve”

Pas reagimit të GD, Telegrafi demanton veten, fshin komentet e lexuesve

(E plotësuar) Pas reagimit nga GazetaDitore për lajmin e rrejshëm të plasuar në portalin elektronik “Telegrafi”, ky i fundit plotësoi artikullin fillestar me informacion shtesë që demanton vërtetësinë e tij.

Për më tepër, Telegrafi fshiu të gjitha komentet e lexuesve dhe ua pamundësoi atyre që të komentojnë përsëri, duke qenë se ky lajm kishte nxitur një debat dhe kritikë të ashpër të lexuesve ndaj anshmërisë dhe profesionalizmit të këtij portali.

Në vend të kërkimfaljes publike, Telegrafi ofroi një sqarim, sipas të cilit Telegrafi vetëm ka kopjuar lajmin nga portali AlterNet, edhepse në ballinën e AlterNet, qysh nga data 2 Janar gjendet kërkimfalja publike për lexuesit e tyre. Me gjasë Telegrafi nuk e ka parë këtë sepse e botoi lajmin një ditë pasiqë AlterNet tashmë kishte kërkuar falje.

Lajmi i rrejshëm mbi “fetvanë” e Al-Arefe ka qenë duke qarkulluar për rreth një javë në internet dhe është ri-transmetuar shumë herë nga blogje të ndryshme dhe media të afërta me pushtetin e diktatorit Bashal al-Assad.

Kërkimfaljen publike të AlterNet mund ta gjeni këtu.

——-

Telegrafi gënjen lexuesit për “fetvanë e përdhunimeve”

Pak orë më parë portali Telegrafi.com lansoi një lajm në të cilin spekulohej se udhëheqësi i njohur fetar saudit, Mohammad Al-Arefe, kishte lansuar një fetva përmes së cilës u bënte thirrje kryengritësve Sirianë që të përdhunojnë femrat mbi 14 vjeç, me anë të “martesave të përkohshme disaorëshe”.

Burimi origjinal i këtij lajmi me gjasë ishte një fotografi e falsifikuar e një “cicërime” në twitter të Al-Arefe, ku shihet qartë se edhe është tejkaluar numri i karaktereve të cilin e lejon Twitter për një postim. Ky lajm për herë të parë u lansua nëpër portale dhe face raciste perëndimore sikur JihadWatch dhe FreeRepublic, faqe të cilat shpeshherë lansojnë shpifje të tilla edhe kundër Shqiptarëve, Kosovës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së. Duke qenë se këto faqe haptas kultivojnë supremaci të bardhë dhe fundamentalizëm të krishterë, dhe duke qenë se qysh moti njihen si burime joserioze, është për t’u befasuar se si një portal nga Kosova përkthen lajme të tyre pa i verifikuar ato.

Nuk është kjo hera e parë, kur portalet elektronike shqiptare lansojnë lajme të pavërteta ose të pa-verifikuara, me qëllim të ruajtjes së “ekskluzivitetit”. Megjithate, opinioni publik meriton të informohet profesionalisht, vetëm me të vërtetën e plotë.

Përndryshe Al-Arefe njihet si një prijës fetar islamik me shumë ndikim, i cili kundërshton ashpër diktaturën e Bashar Al-Assad në Siri, dhe i cili bën thirrje për kryengritje dhe përmbysje të kësaj diktature.

Demantin në faqet zyrtare të Al-Arefe mund ta shihni këtu dhe këtu./gazetaditore/

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read