BallinaAKIDETeuhidTeuhidi ndahet në tre kategori

Teuhidi ndahet në tre kategori


Dëshmi mbi nëndarjën e Teuhidit (Njëshmërisë së Allahut) në tre Kategori

Nga: Shejh Ibn Baz (Mëshira e Allahut qoftë mbi të)


Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


Pyetje:

Pyetja ime ka të bëjë me ndarjën e Teudhidit në tre kategori. A ka për këtë ndonjë dëshmi?


Përgjigjjë:

Falëndëruar qoftë Allahu.

Kjo nëndarje është rezultat i studimeve dhe analizave të shumta. Kur dijetarët analizuan tekstet e Librit të Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij s.a.v.s., kjo gjë iu qartësua atyre. Disa nga ta shtuan edhe një kategori të katërt të quajtur “Teuhid el-Mutaba`ah”(Njëshmëria në pasim). Të gjitha këto dolën pas studimeve dhe hulumtimeve rrënjësore.

Pa dyshim që ai, i cili mediton lidhur mbi kuptimet e Kuranit, do të vërej se aty ka ajete që urdhërojnë adhurim të sinqertë vetëm ndaj Allahut Një. Kjo është “Teuhid Uluhije” (Njëshmëria e Allahut në adhurim). Ne gjithashtu gjejmë ajete që na tregojnë se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi, Sunduesi mbi çdo gjë. Kjo është “Teuhidi Rububije”(Njëshmëria e Allahut në Sundim-se Ai është Krijuesi, Furnizuesi dhe Mbikqyrësi), Teuhid të cilin e  kanë pranuar edhe Idhujtarët (se Allahu është Krijues, Furnizues dhe Mbikqyrës), por kjo nuk i ka bërë assesi musliman (sepse nuk e kanë adhuruar Allahun vetëm se duke i bërë ortak në adhurim,sh.p.). Mund të gjeni edhe ajete që na njoftojnë se Allahu ka Emrat dhe Cilësitë më të bukur dhe që Atij nuk i është asgjë i barabartë apo i përafërt. Kjo është “Teuhidi Esma ves-Sifat” (Njëshmëria e Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij), të cilët i mohojnë rismitarët si Xhehmijët (që mohojnë tërësisht cilësitë e Allahut), Mutezilitë (që mohojnë disa nga emrat dhe cilësitë e Allahut duke u arsyetuar me logjikë), Antropomorfistët (që përngjajnë Allahun me krijesat e Tij) si dhe të gjithë ata që kanë vazhduar rrugën e tyre të kotë duke refuzuar apo mohuar Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

Ka ajete kuranore që na japim të kuptojmë, se është obligim ta pasojmë të Dërguarin e Tij s.a.v.s. dhe ta refuzojmë atë çfarë bie në kundërshtim me mësimet të Dërguarit s.a.v.s. Kjo është Teuhid el-Mutaba`ah (Nëshmëria në pasim). Ky kategorizim është i njohur nga studimi dhe analizimi i ajeteve kuranore dhe Sunnetit.

Për shembull, Allahu ka thënë:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” (Kuran, 1:5)

“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat)” (Kuran, 2:22)


“Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” (Kuran, 2:163)


“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.” (Kuran, 51:56-58)


“Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij  i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i

botëve!” (Kuran, 7:54)


“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Kuran, 42:11)


“Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (Kuran, 112:4)


“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë” (Kuran, 3:31)


“Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai (Profeti) është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor)”. (Kuran, 24:54)


Ka edhe shumë ajete të tjera kuranore që na njoftojnë mbi këtë nëndarje.


Ndërkaq në Hadithe:


I Dërguari Allahut s.a.v.s. i ka thënë Muadhit r.a. :

“Është e drejtë e Allahut që robërit e Tij ta adhurojnë dhe të mos i bëjnë ortak në adhurim.” (Buhariu Nr. 2856 dhe Muslimi Nr. 30)


Dhe ka thënë :
Kush vdes duke e lutur dikë krahas Allahut, do të futet në Xhehenem” (Buhariu Nr.4497 dhe Muslimi 92)


Dhe i Dërguari s.a.v.s. i ka thënë Xhibrilit a.s., kur ai e pyeti për islamin:

“ Të adhurosh Allahun dhe të mos i bësh shok, të falësh namaznin, të japësh zeqatin…” (Buhariu Nr. 50 dhe Muslimi Nr.9)


Dhe ka thënë:
“ Ai që më bindet mua iu është bindur Allahut, e ai qe nuk me bindet mua, nuk iu është bindur Allahut” (Buhariu Nr. 2957 dhe Muslimi Nr. 1835)


Dhe ka thënë :
“ Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhennet, Përveq atyre që nuk duan.” Ata thanë: “ O i Dërguari i Allahut! Kush nuk do të dojë?” Ai u përgjigj: “Kushdo që më bindet mua (dmth. ndjek traditën profetike-Sunnetin,sh.p.), do të hyj në Xhennet dhe kushdo që nuk më bindet, është një prej atyre që nuk duan (të hyjnë në Xhennet)” (Buhariu Nr. 7280)

 

 

Ka edhe shumë hadithe të ngjashme.

 

Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: “ Allahu është i Vetmi që adhurohet dhe ndaj të Cilit duhet të jemi të bindur. Allahu është i Vetmi që e duam. Dhe i Vetmi që meriton ta duam meriton edhe të adhurohet. Arsyeja pse Ai meriton që të adhurohet janë Cilësitë e Tij, që na bëjnë të kuptojmë se Ai është më i Dashuri që meriton nënshtrim të plotë ndaj Tij.”


Ai gjithashtu ka thënë: “Allahu është i Vetmi që e duam dhe e adhurojmë, që e duan zemrat, të Cilit i dorëzohen dhe ndaj të Cilit janë të nënshtruar, të Cilit i frkësohen dhe shpresojnë, të Cilit iu drejtohen në kohë të vështira, që i lutën për brengat e tyre, që ia besojnë ndjenjat më të brendshme, që kërkojnë strehim tek Ai, në përkujtim ndaj Tij qetësohen dhe përmes dashurisë ndaj Tij shpirtërat gjejne paqën e tyre. Kjo i takon vetëm Allahut, prandaj fjala
“La ilahe ilall-llah” (Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut) është gjuha më e vërtetë. Ata që besojnë në këtë fjali janë njerëzit e Allahut dhe grupit të Tij. E ata që e mohojnë këtë fjali janë armiq të Tij dhe iu nënshtrohen hidhërimit dhe hakmarrjës së Tij. Kur një person kupton këtë gjë, e gjithë situata e tij do të jetë e mirë dhe kur ai dështon që ta arrijë këtë gjë (që ta adhuroj vetëm Allahun, sh.p.), kështu dija dhe veprat e tij pashmangshëm do të jenë të kalbura (të pavlefshme, sh.p.).


E lusim Allahun që të gjithë muslimanëve, udhëheqësve dhe të udhëhequrve të na bëj ta kuptojmë fenë e Tij dhe të qëndrojmë fort të kapur pas saj, të jemi të sinqertë ndaj Allahut dhe robërve të Tij dhe të ruhemi nga ajo çfarë Allahu na ka ndaluar, sepse Ai është në gjendje ta bëj këtë gjë. Bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin s.a.v.s. dhe mbi të gjithë familjën dhe shokët e tij.


Shiko: Majmuu` Fataawa wa Maqaalaat Mutanawwi`ah li Samaahat al-Schaikh Ibn Bazz 6/215

 

Përktheu: Dren Ajeti

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com

Referencë: http://www.salaf.de

Must Read