BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDisa fjalë mbi vleren e madhe që ka duaja(lutja)

Disa fjalë mbi vleren e madhe që ka duaja(lutja)

Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Krijesat më të dashura tek Allahu janë ato që i luten më shumti dhe më së miri Atij. Ai i do ata që këmbëngulin në lutjen drejtuar Atij. Sa herë që njeriu këmbëngulë në lutjen drejtuar Allahut, Ai e do, e afron dhe i jep.”

(“Hadij El-Eruah”, 91).

“Teuhidi i njeriut dobësohet, kur ai e lë lutjen drejtuar Zotit të vet të Madhërishëm. Sa herë që pakësohet lutja e njeriut, pakësohet edhe lidhja e tij me Allahun e Lartësuar.”

(Shejh Salih Al Esh-Shejh, “Sherhu Et-Tahavijjeh”, 598).

“Këmbëngulja në lutjet drejtuar Allahut në çdo kohë, së bashku me shpresën e fortë tek Ai, janë prej shkaqeve që njeriu të arrijë kërkesat e kësaj bote dhe të botës tjetër.”

(Imam Es-Si’dij, “Er-Rijad En-Nadirah”, 179).

Përktheu: P.P
[ @shkeputjelibrash ]

Must Read