Teuhidin duhemi ta mësojmë vazhdimisht!
Shejh Salih Al Shejh në [Sharh Kashf Shubuhat, Kaseta 13,
39 minuta 50 sekonda afërsishtë] rrëfen anekdotën në vijim :
Shejh Al Islam Muhamed Ibën AbdelWahab ishte ulur me studentët e tij.
E pasi përfunduan studijimin e librit të tij “Kitabu Teuhid”, Shejh ul Islam donte të përsërisë studijimin e këtij libri për herë të tretë apo të katërt.
Atëhere studentët e tij i thanë : “O Shejh, ne dëshirojmë të studiojmë një libër tjetër, një libër rreth Fikhut apo Hadithit.”
Shejhu u përgjigjët : “E pse kështu ?”
Studentët e tij ia kthejnë :”Me të vërtetë, ne e kemi kuptuar Teuhidin, duam të mësojmë një shkencë tjetër.”
Me ç’rast Shejhu u thotë : “Prisni pra, do ta mendoj këtë çështje.”
Disa ditë më vonë, Shejhu hyn në mësime i trishtuar dhe i tronditur.
Pasi vërejtën këtë, studentët e pyesin për arsyen.
Shejhu u tregon atyre : “Kam dëgjuar për diçka që më ka hidhëruar shumë”.
Studentët : “Çfarë është ajo (që ju ka hidhëruar) ?”
Shejhu : “Kam dëgjuar se disa antarë të një shtëpie kanë bërë kurban një gjel
(për hirë të një Xhini) para dyerve të tyre.
Dhe unë dërgova një person që ta konfirmon këtë informatë”.
Pas pak kohe më vonë, studentët e pyesin rreth kësaj çështje që ua kishte përmendur.
Shejhu u përgjigjet: “Në fakt, në atë shtëpi nuk kishin bërë kurban për tjetër përveç Allahut, por u bëhej fjala për një filan që kishte kryer imoralitet me nënët e tij”.
Të tronditur, studentët e tij thanë: “Kërkojmë strehim tek Allahu!! Ka kryer imoralitet me nënën e tij?!… Kërkojmë strehim tek Allahu!! Ka kryer imoralitet me nënën e tij?!”
(. . .)
Pasi rrëfeu këtë anekdotë, Shejh Salih Al Shejh, tregon se Shejh Muhamed Abdel-Vahabi ka treguar këtë për t’ua bërë me dije se të thënurit “e kemi kuptuar Teuhidin” është injorancë në vete dhe është një prej mashtrimëve të Shejtanit.
Në fakt, ata (studentët) e kanë llogaritur më të madh mëkatin (imoralitetin me të ëmën) sesa Shirkun (idhujtarinë) që e përjashton vepruesin e tij nga Feja.
Kjo ndodhë edhe sot e kësaj dite, ku shumë persona reagojnë dhe tronditën kur dëgjojnë për mëkate të mëdha që bëhen nga filani apo alani, por nuk reagojnë dhe nuk tronditën njësoj kur dëgjojnë se dikush bën Shirk të madh… Dhe kjo vërteton se ata nuk e kanë kuptuar mirë rëndësin e Teuhidit (Njëshmërinë e Allahut).