1. Fetaria e drejtë e besimtarit është ligjërimi më impresionues që thërret njerëzit në besim, sikur që morali i tij i mirë është magji që josh e tërheq zemrat. Muhammed Gazali
  2. Besimtari me iman të shëndoshë duhet të jetojë në mesin e njerëzve duke promovuar atë që i ndryshon ata për të mirë, jo duke pajtuar me gjendjen rreth të cilës kanë pajtuar ata. Mustafa Sadik Rafiu
  3. Ata që jetojnë për qëllime të mëdha, dëshirat materiale i vënë mënjanë për hatër të asaj që mëtojnë. Ata -në fakt- kanë dëshira tjera që i magjepsin dhe të cilat i bëjnë plotësisht shpërfillës edhe ndaj gjërave (materiale e epshore) më joshëse. Muhammed Gazali
  4. Tjetrin mund ta bësh të thotë Po! nëse më parë i ke dërguar sinjale se ai ka aftësinë të thotë edhe Jo!, respektivisht ke arritur ta largosh ndjesinë se, në rast se ai të dëgjon dhe merr mendimin tënd, nuk ka dështuar. Kerim Shadhili
  5. Ta lexosh një libër të mirë tre herë është më mirë se të lexosh një herë tre libra të mirë. Abbas Akkad
  6. Mos u ngjit në kodra që të të sheh bota, ngjitu që ta shohësh botën. Anonim
  7. Mos kërko ndihmën e atyre që nuk duan të kesh sukses dhe as mos konsulto ata që nuk ia kanë frikën Allahut. Bejhakiu
  8. Kush tregohet koprrac me diturinë e vet, do të sprovohet me njërën prej tre gjërave: me vdekje të hershme, e cila do t’ia zhduk diturinë, me harresë, ose me nënshtrim ndaj pushtetit, gjë kjo që do t’ia humb diturinë. Abdullah bin Mubareku
  9. Nëse nuk mund të lodhesh pak që të jesh shembull për të tjerët, do të jesh mësim për ta, gjithsesi. Kerim Shadhili
  10. Vetëm tregtarët janë ata që duan mallit të tyre t’i vënë markën tregtare, në mënyrë që të mos (keq)përdoren nga të tjerët ose të privohen nga të drejtat prodhuese. Ndërsa sa i përket intelektualëve dhe misionarëve, lumturia e tyre më e madhe është kur arrijnë t’i ndajnë idetë dhe bindjet me të tjerët, qoftë madje edhe që ato t’iu atribuohen ithtarëve e jo autorëve të tyre. Sejjid Kutb
  11. Njeriu më i guximshëm për të dhënë fetva është ai që ka dije më së paku. Imam Sahnuni
  12. Shenjë e dijes së një robi është përkujdesja e vazhdueshme për #besimin…Ebu Derda r.a.
  13. Toka nuk e shenjtëron askënd; janë veprat ato që e shenjtërojnë njeriun. [Letra e Selman Farisiut drejtuar Ebu Derdasë r.a., sipas: Imam Maliku në Muvetta, 2/769, Imam Ahmedi në Zuhd, fq. 154.]
  14. Gjithmonë do të gjesh njerëz që i shërbejnë fesë dhe të tjerë që shërbehen me të. Më së miri për t’i dalluar është të shikosh se anë të kujt mbajnë, të atij që i është bërë padrejtësi apo të padrejtit. M. E. Shenkiti
  15. Ngriti fjalët, jo zërin. Është shiu ai që rrit lulet, jo bubullima. Rumi
  16. Ibni Tejmije rrëfen: Isha me disa shokë dhe na rastisi të kalonim pranë disa burrave tatarë që konsumonin raki. Njëri nga shokët filloi t’i ndalonte e tua tërhiqte vërejtjen se kjo që bënin ishte e ndaluar në fe. Unë e ndalova shokun tim dhe i thashë: “Allahu e ka ndaluar rakinë sepse ajo të pengon nga falja e namazit dhe përkujtimi i Allahut ndërsa këta rakia i ndalon nga vrasja e njerëzve, robërimi dhe plaçkitja, kështu që lëri e mos u merr fare me ta.” [Marrja parasysh e përfundimit/rezultateve të gjërave në predikimin fetar]
  17. Shembull i dijetarit është sikur shembulli i mjekut, nuk e vë ilaçin vetëm se në vendin e duhur. Sufjan Theuriu
  18. Allahu nuk i ka bërë kufij tjetër punës së besimtarit pos vdekjes. Lexoni në Kur’an (Hixhr: 99): “Adhuroje Allahun deri të të vjen vdekja.” (Hasan Basriu, sipas: Letaif el-mearif, 223)
  19. Lojalizmi duhet të jetë ndaj fesë, jo ndaj individëve. Rregull fetar
  20. E vërteta është më jetëgjatë se individët, dhe, po deshe të njohësh ithtarët e së vërtetës, njihe të vërtetën së pari. Rregull fetar
  21. Fjala e Teuhidit është bazë për teuhidin (unifikimin) e fjalës. Rregull fetar
  22. Ai që të këshillon jo detyrimisht duhet të jetë i kompletuar. Megjithëkëtë, ai të jep atë që të mungon.(përkthim)

Hoxhë Sedat Islami