Thjeshtësia (Modestia) e besimtarit në fenë e Allahut
Allahu ka thënë në Kur’an në suren El Kasas 83: ”Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përgaditur atyre që nuk duan as mendjemadhësi, e as ngatërresa në tokë, përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut”, nga ky ajet kuptojmë se All-llahu s.v.t. vendbanim të përhershëm Xhennetin e ka bërë për ata që nuk duan mendjemadhësi. Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) në librin e tij “Mexhmu el Fetave” vëllimi 18 ka thënë në komentin e këtij ajeti që e lexuam më lart se njerëzit ndahen në 3 grupe:
1. Njerëzit që duan të ngriten mbi të tjerët dhe të bëjnë shkatërrime mbi Tokë, e ky është kundërshtim i Urdhërit të All-llahut, në këtë grup hyjnë faraonët e ndryshëm që kanë bërë padrejtësi në Tokë e po ashtu edhe sot jehuditë të cilët mundohen të ngriten duke u bërë padrejtësi njerëzve tjerë.
2. Njerëzit që duan të prishin e shkatërrojnë, por pa dashur të ngriten mbi të tjerët, siç janë hajdutët, kriminelët etj.
3. Njerëzit që duan të ngriten, por pa shkatërruar, sikurse që janë ata që kanë fe me të cilën duan të ngriten mbi të tjerët, e këta janë banorët e Xhennetit, të cilët nuk dëshirojnë shkatërrim në Tokë.
Gjërat që e mohojnë thjeshtësinë
1) Të shohësh te vetja jote të drejta mbi All-llahun d.m.th., të krenohesh me vetëveten. Ka thënë Pejgamberi a.s. “Nuk do ta shpëtojë askënd prej jush puna e tij”, thanë: ”As ty, o Resulullah”, tha: “As mua vetëm nëse më mbulon All-llahu me mëshirën e Tij…”. Ka patur prej njerëzve më herët që kanë thënë kaluan 20 vjet që nuk e kam përdorë fjalën bëhu për shkak përulsie ndaj All-llahut ngase All-llahu është I Vetëm, e i cili thotë bëhu e bëhet.
2) Ta konsiderosh vetën më të mirë se të tjerët dhe me vlera më të mëdha se ata – dije o njeri se je krijuar prej një pike uji, pastaj All-llahu të dha formën edhe të udhëzoi që mos të jesh mendjemadh. Nëse je i ditur dije se kush ta dha këtë dituri, siç thotë All-llahu: (I mësoi njeriut atë që nuk e dinte).
3) Të lavdëruarit e vetëvetës All-llahu ka thënë mos e lavdroni vetëvetën tuaj se All-llahu e din se kush është më i ruajturi prej jush.
4) Të pëlqyerit e vetëvetës Muhammedi a.s., ka thënë: “Tri gjëra janë shkatërruese lakmia, ndjekja e epsheve dhe pëlqimi i vetvetës”.
5) Mospranimi i gabimeve dhe as i këshillës – ka prej njerëzve që thonë se mua nuk më pëlqen vetëvetja, ndërsa kur ta kshillosh të kundërshton dhe thotë: A ti do më kshillosh, duke e konsideruar vetën sikurse të lartë, mirëpo shembulli i tij është sikurse i një njeriu që hyp në kodër lartë, ndërsa të tjerët poshtë i duken të vogël, por edhe këtyre të vogëlve, ai atje lartë ju duket edhe më i vogël, kështu është gjendja e mendjemëdhenjëve.
Disa nga thjeshtësitë e Muhammedit a.s.
Tregon Ajshja r.a., se i Dërguari i All-llahut e qepte rrobën e tij vetë, rregullonte sandalet e tij dhe i bënte ato punë që i bëjnë burrat në shtëpinë e tyre. Ndërsa sot, nëse vepron kështu, njerëzit thonë se ty po të komandon gruaja. Për ta thjeshtësuar veten, Pejgamberi a.s., thoshte: “Nuk ka dërguar All-llahu ndonjë pejgamber e mos të ketë ruajtur delet. Edhe unë kam qenë bari delesh me qera për banorët e Mekes”. Transmeton Ebu Mes’udi se një ditë erdhi një njeri te i Dërguari a.s., dhe i foli atij, por vazhdoi të dridhej i tëri, deri sa i tha atij i Dërguari-qetësohu, unë nuk jam mbret, por jam bir i një gruaje e cila ushqehej me pastërma (mish të kripur e të tharë në Diell).
Dijeni o vëllëzër, se krenaria dhe mburrja i takon vetëm Islamit andaj kapuni të gjithë për fenë e All-llahut s.v.t., duke e lutur atë që të na shtojë diturinë dhe të na ruajë nga mendjemadhësia, vetëpëlqimi, etj. Elhamdulil-Lahi Rabil ‘alemin.