PYETJA:
esselamu alejkum
Dikush më pyeti: kam lexu dhe ne Kuran e kudo thuhet se Allahu udhezon ate qe do. Nese Ai vendos fatin e te githeve ca ngelet per njerezit te bejne, dmth a e luftoj une fatim tim psh qe te behem besimtare me e mire?
Mua a me mbetet që të kem dorë në punët e mia dhe në udjëzimin kah e drejta apo të pres që të më udhëzojë Allahu.
Çfarë pergjigje me kishe dhene ti me ja kthy asaj motre??? All-llahu ju shperbleft me te mirat e Tij
PËRGJIGJA:
FALËNDERIMI I TAKON ALLAHUT, PAQJA DHE MËSHIRA QOFSHIN MBI MUHAMEDIN, FAMILJEN, SHOKËT DHE GJITHË BESIMTARËT QË NDJEKIN RRUGËN E TIJ..
Pyetja jote futet në radhët e çështjeve të kaderit dhe konsiderohet prej më ët vështirave dhe të rëndësishmëve në Islam. Ajo duhet trajtuar shumë me kujdes dhe shpesh njerëzit nga injoranca e tyre ndodhë që të gabojnë në përceptimin e saj pse jo edhe të mbeten në hamendje. Rol të madh, si pozitiv ashtu edhe negativ, luajnë edhe njerëzit (hoxhallarët) që ju drejtohen pyetje të tilla.
Për të mos e zgjatur dhe shtjelluar tërë çështjen e kaderit në këtë pyetje unë do të përgjigjem vetëm aq sa keni pyetur ju duke e ndarë shpjegimin në disa pika që të jetë më i lehtë për tu përceptuar.
1-Askush nuk e di se si eshte fati i tij dhe çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen prandaj Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë “Punoni sepse cdo kujt do t’i lehtësohet të punojë atë për të cilën është krijuar”. Pra ti nuk e di se cfare eshte caktuar per ty andaj duhet tia prish vetes kah e mira dhe e mbara sepse kjo eshte obligim per njeriun.
Rizku te gjithe e dime se eshte i caktuar porse a thot ndokush nga hoxhalllaret se nuk duhet te punosh per ta arrit ate.gjithashtu nese dikush nuk punon por arsyetohet se jame duke e pritur te gatshëm rrizkun tim ne e kritikojme te gjithe dhe themi se rrizku nuk vjen nen jastek. keshtu edhe udhezimi dhe Xheneti nuk vjen duke fjet por duke punuar.
2-Ti nuk e ke obligim e as nuk do te mund ta dish çka je i shkruar tek Allahu, njeri i mrë apo i keq andaj pse të ndalesh dhe të presësh kot. Kurse nga ana tjeter ti je i obliguar t’i kryesh obligimet e Zotit pa te interesuar se ku je i shkruar per xhenet apo xhehenem, sepse dituria e tillë ështe tek Zoti ndersa tek ti mbetet te punosh ate qe je obliguar. Andaj pse nuk e shikon punen tende por merresh me punet e Zotit, e jotja është të punosh kuse e Atij është ta ketë në dijen e Tij për ty çfarë njeriu je, Xhenetli apo jo.
3-Allahu co gje e ka shkruar por nuk i ka dertyruar njerezit me pune te tilla pra Ai me dijen eTij e ka shkruar dhe e di se ti çka do te punosh kur të të krijojë porse ky shkrim i Tij nuk eshte pune detyrimi mirepo informimi. keshtu ti duhet te punosh sa me mire qe te mundesh nga punet Islame.
Pra Allahu nuk detyron aske me pune porse Ai vetem e di se ti cka do te besh ne te ardhmen dhe ate cka ti e ben nuk e ben ndryshe vecse me vullnetin dhe lejen e Zotit e jo me detyrimin e Tij. sepse po te ishte detyrim nga Zoti atehere mekataret do te arsyetoheshinn ne Diten e Gjykimit pse po na denon kur Ti o Zot vet na ke detyruar me keto pune te keqija. prandaj e verteta eshte se cdo pune ndodhe me vullnetin e vet njeriut (jane per qellim punet ne te cilat njeriu ka mundesi te zgjedhe si psh, islam apo kufer, mekat apo sevap. e nuk jane per qellim ato qe nuk ke vulnet ne to si psh. kur ke lindur nuk te ka pyetur Zoti a do te te krijoj mashkull apo femer. shqiptar apo turk etj.) kurse Zoti vetem e lejon dhe e di se cka po ben robi i Tij pa e detyruar porse gjithsesi me dijen, lejen dhe vullnetin paraprak të Allahut (por jo me detyrimin-prap e perserita këtë pikë që të mos harrohet sepse është kyq në këtë çështje)
Keto tri pika jane kyqe dhe kryesore ne kete pyetje tënden. Vërtetë eshte pak e veshtire per t’i kuptuar me te paren porse lexoji disa here me vemendje dhe do ti kuptosh.
Allahu e di më së miri!
Me respekt Lulzim Susuri
Burimi: EhliHadithi.com