BallinaPraktikaRamazaniTi përkundër agjërimit!

Ti përkundër agjërimit!

Ti përkundër agjërimit!

– Ai i cili agjëron (abstenon) vetëm nga ushqimi dhe pija, agjërimi i tij është i zakonshëm.
– Ai cili agjëron nga kamata dhe harami dhe bën iftar me ushqimin hallall, agjërimi i tij është gatishmëri dhe adhurim.
– Ai i cili agjëron nga mëkatet dhe gjynahet ndërsa bën iftar në respektimin e Gjithëmshirshmit, ai është agjërues i dashur.
– Ai cili agjëron nga gjërat këqija dhe bën iftar në teube (pendim) ndaj Krijuesit, ai është agjërues i devotshëm.
– Ai i cili agjëron nga përgojimi dhe shpifja dhe bën iftar në leximin e Kuranit, ai është agjërues i drejtë.
– Ai i cili agjëron nga gjërat e prishura dhe bën iftar duke menduar dhe përfituar, ai është agjërues i gëzuar.
– Ai i cili agjëron nga dyfaqësia dhe bën iftar në modestinë dhe sinqeritetin, ai është agjërues i shëndoshë.
– Ai i cili agjëron duke kundërshtuar nefsin, epshin dhe bën iftar në falënderim, ai është agjërues i pasur.

Përktheu: Hoxhë Ulvi Fejzullahu

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read