Tre njerëzit dhe lugina
Është treguar se Abdullah ibën Mes’udi – Allahu e mëshiroftë – të ketë thënë:
Shembulli i besimtarit, i jobesimtarit dhe i hipokritit është sikur shembulli i tre njerëzve të cilët mbërritën tek një luginë. Njëri nga ata zbriti dhe kaloi në anën tjetër, ndërsa tjetri zbriti dhe kur arriti deri në gjysmë të rrugës, njeriu i tretë në skajin e luginës e thërriti dhe i tha: “Mjerë për ty, ku po shkon? Ti do të vdesësh. Kthehu prapa.” Njeriu i cili ia doli në anën tjetër[po ashtu] e thërriti dhe i tha, “Eja dhe do të shpëtosh.” Kështu që, [Njeriu në mes të luginës] mbeti duke shikuar sa prapa sa para tek ata të dy [në të dy anët e luginës]. Pastaj, vërshimet erdhën në luginë dhe e përmbytën atë. Njeriu i cili kaloi nëpërmes e në anën tjetër është besimtari; ndërsa, ai i cili u përmbyt është munafiku [hipokriti] –
[Hipokritët] Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht Allahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për të. [En-Nisa 143].
Dhe, personi i cili ngeli në skaj të luginës [pa mundësi që t’i ikë vërshimeve dhe të kaloj] është jobesimtari.
Ibën Ebi Hatim, Et-tefsir artikulli 6144
Përshtati: M.M.
Burimi: www.islamifejaevertete.com