Del në faqen tjetër

 

Del në faqen tjetër

Te lutem, del menjëherë në faqen tjetër.


Nëse të kanë ngulfatur angazhimet, të kanë mbytur brengat dhe hallet, mos qëndro në një vend, të lutem del në faqen tjetër dhe filloje menjëherë jetën me Allahun e Madhëruar.


Nëse nuk gjen shokë të sinqertë, besnikë dhe të drejtë, të lutem del në faqen tjetër menjëherë dhe thuaj: “Shoku im më i mirë është Kurani”.


Nëse fillon me leximin e faqes së parë nga Kurani, mos nxito e të mjaftohesh vetëm me atë, të lutem kalo faqe për faqe dhe lexo rrjedhshëm.


Nëse i arrin retë, dëgjohet murmurima e tyre e pastaj bie shi, të lutem del në faqen tjetër menjëherë, edhe nëse ajo është e lagur, shko pra drejt strehimit që të mos lagesh i tëri nga shiu. 


Nëse jeta jote është rutinë e mërzitshme, kur nata dhe dita, dielli dhe hëna janë njësoj, të lutem del në faqen tjetër dhe kërko menjëherë titullin, i cili quhet: “Arti i avancimit personal dhe i menaxhimit të kohës”.


Nëse i ke bërë keq vetes, dhe pikat e zeza kanë mbuluar zemrën tënde, e mëkatet të kanë rrethuar, mos u dëshpëro e as mos u pikëllo, të lutem del në faqen tjetër të së kaluarës sate, pastaj fillo rishtas e të jetosh me Allahun e Madhëruar.


Nëse atyre që ju ke bërë mirë i gjen të parët që të bëjnë kurthe dhe padrejtësi, të lutem del në faqen tjetër menjëherë dhe thuaj: “Unë kam durim të mirë. Prej Allahut kërkohet ndihmë… Jusuf 18.”


Nëse njerëzit mburren dhe krenohen me fjalët dhe shprehjet e tyre, ti mos i imito ata, të lutem del në faqen tjetër dhe menjëherë, dhe krenohu me heshtjen tënde.

Nëse ecën rrugëve të suksesit dhe i sfidon vështirësitë do të gjesh të tillë që hedhin gjemba në rrugën tënde, mos u nevrikos, të lutem del në faqen tjetër menjëherë, dhe ec mbi vështirësitë.

Nëse agon dhe fillon dita e re, të lutem del në faqen tjetër menjëherë dhe nis një fillim të ndritur sikurse rrezet e diellit.



Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaeertete.com

 

 

Must Read