Treni i merr jetën një personi
Një person ka gjetur vdekjen nga goditja e trenit, në momentin kur ishte duke e kaluar hekurudhën, në vendkalimin hekurudhor në afërsi të fshatit Nikadin të Ferizajt.
Goditja kishte ndodhur të shtunën e kaluar, ndërsa vdekja e tij u bë publike sot nga policia.
Zëdhënësi rajonal i policisë, toger Agim Gashi ka thënë se viktima, I.H (31 vjeçar) është goditur nga treni i linjës Hani i Elezit-Fushë Kosovë, të shtunën në mbrëmje.
“Në këtë gjendje edhe është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë. Ndërsa sot, rreth orës 7.00, nga QKUK e Prishtinës jemi njoftuar se i aksidentuari, I.H, ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.
Mësohet se rastin është duke e hetuar Njësia e Hetimeve të Trafikut Rajonal në Ferizaj./Kosovapress/