ULE SHIKIMIN

 

ULE SHIKIMIN


Zinaja e syrit është prej mëkateve të mëdha nga mëkatet e vogla, dhe njëherit ajo e çon njeriun drejtë mëkatit të madh, që ajo është zinaja (prostitucioni). 
Ai që s’mundet ta stopoj (ndaloj) shikimin e tij, nuk do të mund ta ruaj organin gjenital (të tij)¬. 
Kanë thënë: “Kujdes nga shikimi sepse ajo mbjell në zemër epshin, dhe mjafton kjo si sprovë”. 


Davudi, alejhi selam, ka thënë:

“Biri im, ec mbas luanit apo luajve, por assesi mos ec mbas një gruaje (të huaj).”


I kanë thënë Jahjas, alejhi selam: “Cili është fillimi i zinas?” U përgjigj: “Shikimi”. 


Fudajl ibn Ajad thotë: “Ka thënë Iblisi: “Shikimi është harku dhe shtiza ime e vjetër që nuk gabon.”” 


Sa herë që kalon një ditë prej ditëve tuaja, mbyllet fletushka me regjistrimin e veprave që ke bërë atë ditë. Bëj vepra të mira për veten tënde, krahasoje ditën tënde të sotme me atë të djeshmen; largoju mëkateve dhe shtoji veprat e tua të mira para se të të vij caktimi i Allahut (vdekja).


Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read