BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiUlja e shikimit është shkak që njeriu të arrijë dritën e maturisë

Ulja e shikimit është shkak që njeriu të arrijë dritën e maturisë

Allahu i Lartësuar thotë:

“قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ۚ”
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (prej haramit) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)…” (En-Nur,30)

Dijetarët islam, duke folur për uljen e shikimit, kanë përmendur disa dobi:

1- Nënshtrimin e plotë ndaj urdhërit të Allahut të Lartësuar.
Pra, dihet se lumturia e vërtetë është në nënshtrimin ndaj urdhrave  të Tij, kurse fatkeqësia e sigurtë është në mosrespektimi  e tyre, në mëkatin ndaj Tij.

2- Ulja e shikimit jep ndjenjën e besnikërisë ndaj Allahut, ndërsa mosulja e tij tregon për ndjenjën e shqetësimit dhe largimit nga Allahu.

3- Kjo vepër e forcon zemrën dhe e bën më të lumtur, kurse shikimi “i drejtuar” e bën më të dobët dhe më të pikëlluar.

4- Shikimi i ulur e bën zemrën më të ndritshme dhe më shkëlqyese, kurse lajmëtarët e së mirës nga të gjitha anët e ngutin zemrën me dritë.
Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:
قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)..”

5- Shikimi i ulur të hap dyert e diturisë dhe ta lehtëson për tek ajo. Kjo nga shkaku se pasi zemra bëhet shkëlqyese (e ndriçuar) , në të shihen esencat e gjërave dhe përshkruhen informatat.

6- Shikimi i ulur ia mbyll djallit rrugën drejt zemrës. Ndërsa e kundërta është se shikimi “i drejtuar”  ia mundëson rrugën deri te  zemra. . Djalli ia zbukuron atë që sheh dhe e bën idhull të cilit i dorëzohet zemra, pra në zemër  hedh lakminë për mëkat dhe në të ndez gacën e endjeve.

7- Shikimi i ulur e angazhon zemrën me meditime dhe adhurime, kurse shikimi “i drejtuar” e shpie drejt pakujdesisë dhe pasimit të epsheve.
Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا
“….dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar…”(El-Kehf, 28)

8- Ulja e shikimit është shkak që njeriu të arrijë dritën e maturisë ….

/Mesofenetende

Must Read