BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimUMMETI DHE MENTALITETI I NJË SHARRËXHIU

UMMETI DHE MENTALITETI I NJË SHARRËXHIU

 

 

UMMETI DHE MENTALITETI I NJË SHARRËXHIU

 

Një njeri kishte marrë sharrën dhe kishte shkuar për të prerë drunjë, por sharrën e kishte të ndryshkur andaj, me gjithë mundin e madh, nuk ia dilte dot të prenë as dhe një dru. Pas pak kaloi pranë tij një njeri, i cili kur e pa në këtë gjendje i tha: Or burrë, përse nuk ndanë pak kohë që ta mprehësh sharrën e pastaj ke për të prerë drunjë sa më shumë si dhe do të kursesh mund. Përgjigja që mori nga sharrëxhiu e la të shtangur: “Nuk kam kohë, jam duke punuar!”
Fatkeqësisht, mentaliteti ynë si ummet, i ngjanë këtij të sharrëxhiut. Punë dhe mund të madh, por rezultate pak. Nuk kemi kohë të ndalemi dhe të shikojmë se si duhet punuar për shkak se jemi të zënë duke punuar.
Kur do të ndryshojë ky mentalitet?
Kur do të punojmë me mend?
Kur do të kuptojmë se për aq kohë sa nuk i kthehemi Kur’anit dhe Sunnetit jemi sikur ky sharrëxhi që ishte djersitur i tëri nga mundimi për të prerë një dru por nuk ia kishte dalë dot?!
Kur do të ndalemi së promovuar Islamin me mentalitet sharrëxhiu?!
Islami është i gjallë, konstruktiv, parimor, vizionar, dhe nuk do të mund të ecin me të përpara vetëm se ata që kanë shpirtra gjallërues, janë konstruktivë, kanë parime dhe vizione.

 

Hoxhë Sedat Islami, sedatislami.com

Must Read