BallinaSpikasimUrdhëroje familjen tënde që të falen!

Urdhëroje familjen tënde që të falen!

Urdhëroje familjen tënde që të falen!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Urdhëroje familjen tënde që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim (rizk): jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.”
(Kurani, 20:132)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur t’i mbushin shtatë vjet…” [E SHËNOJNË EBU DAVUDI, TIRMIDHIU DHE AHMEDI.]

URTËSI
Imam Kurtubiu, lidhur me ajetin e mësipërm, ka thënë: “Pjesa Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim (rizk) domethënë: Ne nuk kërkojmë nga ti që ta furnizosh as veten, as familjen tënde, e ta lësh namazin për shkak të kërkimit të ushqimit, ngaqë Ne (Allahu) e kemi marrë përsipër furnizimin tënd dhe të atyre.”

DILEMË
Më duhet ta mbaj familjen, ndaj s’mund të falem (!)
Allahu është Ai që të furnizon ty dhe familjen tënde. Madje, çdo dhunti që kemi, është nga Allahu, andaj duhet ta falënderojmë për këtë. Pos kësaj, namazi është një prej shkaqeve të shtimit të furnizimit, prandaj, si ka mundësi ta pakojë atë?!

KËSHILLË
Urdhëroje familjen tënde që të falen! Nëse të kundërshtojnë, kurrsesi mos u dëshpëro e mos u spraps, por vazhdo t’i thërrasësh në namaz me urtësi dhe gjithnjë lute Allahun t’i udhëzojë ata.

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read