URREJTJA SI VLERË DHE VIRTYT
Të urresh të keqen nuk është sëmundje. Është vlerë dhe virtyt. E keqja ngel e keqe, pavarësisht se nga kush promovohet. Ajo nuk ndryshon edhe nëse emri i saj ndryshon. Emri nuk ia largon kundërmimin. Po kështu as paraqitja e improvizuar e saj. Ajo ngel përherë e keqe, për shkak të bazës. Bile, ndonjëherë, për shkak të karakterit të atyre prej të cilëve promovohet, ajo vetëm sa vjen duke u shëmtuar dhe bërë më neveritëse. Vetëm të këqijtë përkrahin të keqen. Për këtë shkak ajo nuk ndryshon.
Ndërsa të mirët, moralshmit, ndershmit, nuk e përkrahin atë. Konsiderojnë se toleranca ndaj saj duhet të jetë zero. Madje, e kanë për parim dhe kriter luftën ndaj së keqes. Atë që rrezikon shoqërinë duket zhdukur. Dhe në këtë nuk ka kompromis. Ky parim, para se të jetë fetar, është njerëzor. Zoti i ka krijuar njerëzit me instinktin e xhelozisë dhe reagimit ndaj të keqes. Kjo gjë është e kërkuar ndërsa kërkesa për të bëhet dhe më e madhe kur mbështetet edhe nga feja. Kush mund të di më mirë se Krijuesi se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për njerëzimin?!
Nga këtu, ne e urrejmë homoseksualizmin, për shkak se bie ndesh me natyrën njerëzore dhe se Krijuesi e ka dënuar si një ndër mëkatet më të mëdha. Mashkulli është krijuar për femrën dhe anasjelltas. Çdo devijim nga ky kriter paraqet degjenerim. Kot e qante Kimete Berisha ministren në largim Vlora Qitakun ose “Shotën e Llapit” për mungesën fizike të “Azemit” të saj në protestën e sotshme, ku “Shota” ka vendosur ta tradhtoj traditën e dhe kulturën e Azemit. Madje, ka vendosur që ta sulmojë. Jo vetëm që thotë se azemave të rinj iu duhen azema e jo shota, por shton se nëse nuk mendohet kështu është sëmundje, degjenerim. O Zot! Bëje Azemin të ngritet nga varri e t’i shqyejë këtaë të degjeneruar. Ngrihen pa fije turpi dhe me guxim prej vagabondësh dhe në mesin e një shteti me shumicë absolute myslimane promovojnë degjenerimin. Petrit Selimi publikon foto me flamur të paderave në zyrën e tij ndërsa kjo del dhe marshon për pederat.
Ç’dreqin kërkoni prej nesh?
A mos po mendoni se do të pajtojmë me nismat tuaja çoroditëse?!
A mendoni se aq na bën neve për Evropën shtrigë nëse nuk na pranon pa qenë edhe padera?!
A mendoni se me këtë do të integrohemi?! Nëse ky do të ishte kriteri në nivel qeveritar, ju ua keni kaluar të gjithëve. Jo do të ishit udhëheqës të BE-së. Ju keni dëshmuar gatishmërinë për të bërë atë që as atyre nuk iu shkon ndërmend.
Përse nuk i vëni të paktën shtetit një çmim? Përse nuk i keni bërë një çikë emri këtij vendi. Përse nuk keni punuar që ta thotë fjalën e vet dhe të ndihet vetvetja, pavarësisht se a ndahen të kënaqur të tjerët me të apo jo?!
Ne do të donim të përfitojmë nga përvojat evropiane në fusha të ndryshme por kurrë në aspektin e vlerave. Evropa është duke u fundosur në skëterrën e amoralitetit. Është çmenduri t’i përgjigjemi ftesave për shkatërrim. Shikoni Shqipërinë, në të cilën rastet e SIDA-s janë shumëfishuar këto vitet e fundit pikërisht për shkak të homoseksualëve.
Mendoni se do tua shtrijmë dorën për shkatërrimin e shoqërisë?! Kurrë. Pavarësisht çmimit. Ne do të vazhdojmë të predikojmë se homoseksualizmi është sëmundje sikur që të sëmurë, degjeneruar, prishur, janë dhe ata që përkrahin homoseksualizmin.
Ne besojmë se urrejtja e të keqes është vlerë dhe virtyt. PIKË.
Përshtati: Sedat ISLAMI
Burimi: sedatislami.com