Urtësitë dhe dobitë agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit pas Ramazanit janë të shumta:
1- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është zbatim i sunetit të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
2- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit pas Ramazanit plotëson shpërblimin për agjërimin e gjithë vitit.
3- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është si sunetet pas namazit farz, duke plotësuar atë mangësi dhe çekuilibër që mund të ketë ndodhur në agjërimin e Ramazanit.
4- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit; agjërim pas agjërimi, pra agjërim pas agjërimit të Ramazanit, dhe kjo është shenjë e pranimit të agjërimit të Ramazanit, me lejen e Allahut.
5- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit tregon mirënjohje dhe falënderim ndaj Allahut për suksesin e arritur në agjërimin e Ramazanit, dhe për faljen e gjynaheve.
/HarizAllkoci