BallinaPraktikaRamazaniUshqeje një agjërues për hir të Allahut

Ushqeje një agjërues për hir të Allahut

 

Ushqeje një agjërues për hir të Allahut

 

Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kushdo që ushqen një agjërues, do të ketë shpërblimin e njëjtë sikurse të atij agjëruesi, pa i munguar asgjë nga shpërblimi.” [Et-Tirmidhiu, e ka saktësuar Shejh Albani]

Na është shpjeguar nga njerëzit e diturisë se kushdo që i jep një muslimani/eje diçka për të bërë iftar, do të arrijë këtë shpërblim, siç është përmend në hadith. “Për të bërë iftar”, është një fjalë e përgjithshme, që përfshin edhe dhënien e hurmave. Sipas sunetit është që të bëhet iftar me hurma, siç na është transmetuar nga Enesi radiallllahu anhu, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte zakon të bënte iftar para faljes së namazit të akshamit me 3 kokrra hurma të freskëta, nëse nuk kishte hurma të freskëta, atëherë do të hante tri hurma të thara dhe nëse nuk kishte hurma të thara, ai do të pinte tri gllënjka ujë.” [Et-Tirmidhiu]

Këshillë: Blije një kuti (ose disa kuti) me hurma, merri me vete në xhami dhe jepu agjërueseve për hir të Allahut që ta prishin agjërimin.

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem erdhi që të vizitonte Sa’d ibn Ubaden, i cili i shërbeu me bukë dhe vaj Resulullahut salallahu alejhi ue selem. Resulullahu salallahu alejhi ue selem hëngri dhe tha: “Vëzhguesit e agjërimit kanë bërë iftar me ty (ky është një përkthim literal, ndërsa kuptimi është: “Allahu të shpërbleftë që i shërbeve agjëruesit me ushqim që të bëjë iftar”); njerëzit e devotshëm ka ngrënë ushqimin tënd, kurse melekët dërgojnë bekime tek ti.” [Ebu Davudi]

Në komentarin e Rijadus-salihin shkruan kështu: “Fjala “Aftara” është informuese në natyrë, mirëpo është përdorur në kuptim të lutjes. Kështu që çka kuptohet këtu është: Allahu ju dhëntë shpërblimin e atij që angazhohet për (përgatitjen) e iftarit për dikë. Nënkupton, nxitjen e dikujt për mikpritje me mjetet e tij.

Shejh Muhamed bin Salih el-Uthejmin rahimehullah thotë: “Ata që kanë mundësi duhet të përpiqen që të ushqejnë ata që janë agjërueshëm (në iftar), ose në xhami ose në vendet e tjera. Kjo është kështu sepse kushdo që ushqen një agjërues, ai do të marrë të njëjtin shpërblim sikurse ai që agjëron. Kështu që nëse një person ushqen vëllezërit e tij që janë duke agjëruar, ai do të marrë të njëjtin shpërblim sikurse ata. Prandaj, ata që Allahu i ka begatuar me pasuri, duhet të përfitojnë nga kjo mundësi që të fitojnë shpërblime të mëdha.” [48 Su’alan fis Sijam]

I pyetur rreth organizimit të gostive, thirrjes së njerëzve, therjes (së kafshëve), shpërndarjes së mishit për bamirësi dhe të tjera përpjekje për ushqim, Shejh Feuzani hafidhehullah u përgjigj: “Po, ofrimi i ushqimit në Ramazan ka mirësi shtesë për shkak të shenjtërisë së kohës dhe nevojës që agjëruesit kanë për ushqim. Resulullahu sal-lAll-llahu alejhi ue selem ka thënë: “Kushdo që ushqen një agjërues do të ketë shpërblimin e njëjtë sikurse shpërblimi i tij (agjëruesit)”, kështu që ofrimi i ushqimit në këtë muaj për nevojtarët është prej veprimeve më të mira, sepse shpërblimi i bamirësisë në muajin e Ramadanit shumëfishohet më shumë sesa në muajt e tjerë.” [ el-Fetava libni Feuzan – Kitab ed-Davah, Vëllimi 1, Faqe 153 – 154].

Subhaneke Allahumme ue bihamdike eshhedun en la Ilahe ila Ente, estagfiruke ue etubu ilejke!

 

Përktheu dhe përshtati anglishtja: Meriton Muriqi
Burimi:
http://www.islamifejaevertete.com/

 

Must Read