BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiUshqime të cilësisë së lartë për Trurin tënd!

Ushqime të cilësisë së lartë për Trurin tënd!

Ushqime të cilësisë së lartë për Trurin tënd!

 

Me kalimin e moshës, si trupi ashtu edhe truri ynë bëhet më I moshuar apo plaket. Ndonëse përzgjedhjen me urtësi të ushqimit , ne mundë të ruajmë të shëndetshëm më gjatë dhe të përmirësojmë funksionin e indit trunorë shumë të rëndësishëm për ne.

Ja disa zgjedhje të mençura për të mbajtur indin trunorë në tip-top formë.

Boronica- janë parë se mbrojnë trurin nga stresi, demenca (harresa) dhe nga sëmundja e Alzhemieri-t (sëmundje e trurit që shkakton problem me kujtesën, të menduarit dhe në sjellje). Hulumtimi gjithashtu ka treguar se dieta e pasur me boronicë në mënyrë të konsiderueshme kanë përmirësuar si kapacitetin për të mësuar ashtu edhe aftësitë motorike (të lëvizjes).

Avokadot- edhe pse janë konsideruar si ‘’pemë yndyrore’’, kontribuojnë për një qarkullim më të shëndetshëm të gjakut, dhe në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, duke zvogëluar në këtë mënyrë shanset për tu zhvilluar hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut), e cila mundë të shpie deri te sulmi në tru.

Peshqit e ujërave të thella, siç është salmon është një zgjedhje e mençur e peshkut të ujërave të ëmbla. Është I pasur me acide yndyrore esenciale omega-3, të cilat janë thelbësore për funksionimin normal të trurit.

Arrërat dhe farërat janë burime të mira të Vitaminës E, një vitaminë e rëndësishme e nevojshme për trurin për të ndalur rënien e funksionit kognitivë (procesit të menduarit). Frytet shqeme, kikirikët, arrat, farat e lulediellit, farat e susamit dhe bajamet që të gjitha janë një zgjedhje e shkëlqyer. Rrushi I thate ngjyrë jeshile është I mirë për funksionin e trurit. Buka e zezë (që përmban tërë përmbajtjen e kokrrës së grurit të bluar), orizi I kaftë, dhe bollguri (qull tërshëre), gjithashtu kontribuojnë për një tru të shëndetshëm duke reduktuar rrezikun për sëmundje të zemrës. Duke promovuar një zemër të shëndetshme dhe qarkullim të përmirësuar të gjakut, truri me siguri do lulëzojë përshkak të furnizimit të shkëlqyer me oksigjen dhe materie ushqyese nëpërmjet të qarkullimit të gjakut.

Karbohidratet (sheqernat) e përbëra gjithashtu e furnizojnë trurin me një sasi të qëndrueshme të glukozës që forcon funksionin e trurit. Është e rëndësishme që të iket nga karbohidratet e thjeshta që gjenden zakonisht në ushqime të shpejta sepse këto I japin trurit glukozë e cila shkakton një ngritje kohë-shkurtë të sheqerit, të pasuar nga një rënie e shpejtë e nivelit të tij që ju bën të ndiheni të uritur dhe të lodhur.

Çaji I freskët I sapo përgatitur përmban antioksidantë të fuqishëm, veçanërisht klasa e njohur e antioksidantëve me emrin katekinat, që gjithashtu mundëson një qarkullim të shëndetshëm të gjakut. Pasi që Çajrat e zeza përmbajnë kafeinë është me rëndësi që të përdorën me masë.

Çokollata e zezë ka veçori të fuqishme antioksidante, përmban disa stimulant natyral, të cilët e rrisin fokusimin dhe koncentrimin, dhe nxit prodhimin e endorfinës, e cila ndihmon në përmirësimin e humorit(sjelljes). Tek përdorimi I çokollatës përdorimi më masë është kyç pra kujdes nga teprimi.

Thotë Allahu:

“Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si të lejuar (hallall) të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruanu dënimit të Tij!” (Kur’an:5:88).

S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.” (Kur’an:16:67), pra „Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.“ (Kur’an:80:24) dhe le të kuptojë se All-llahu është Ai „I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kur’an:106:4). 

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD

http://www.islamifejaevertete.com/

Burimi: http://www.healthymuslim.com/articles/ezivy-superfoods-for-your-brain.cfm

 

 

Artikulli paraprakDel nga “varri” pas gjashtë vitesh
Artikulli tjetërEkstremizmi

Must Read