Vdekja
Kujto çastin kur shpirti do të dalë nga kjo dunja,
kur njeriu realitetin e jetës ka për ta pa.
Kujto kur do të të thahet fyti dhe meleku i vdekjes afrohet,
kujto momentin kur njeriut pendimi më nuk i pranohet.
Kujto veprat e tua që prej teje s’kanë me u nda,
kujto atë vend të ngushtë, e kush në mendje se ka!
Kujto kur do të qajnë për ty ashtu siç qeshën kur linde,
kujto momentin kur do të pendohesh pse Zotit tënd s’iu binde.
Kujto kur do të ta falin namazin, e atë vend ti nuk e njeh,
ajo quhet Xhami qe rrallë e viziton, e rrallë që e sheh.
Kujto kur do të pendohesh për momentet në pakujdesi,
kur do të qash shumë por nuk do të të sjellë dobi.
Andaj vëlla dhe motër, kujtojeni këtë ditë,
Që mund të vie shpejtë hiç pa e pritë.
Tani mund të pendohemi e për mëkate të qajmë,
ngase supet tona shumë mëkate mbajnë!
Allahu na faltë mëkatet tona JA RABBE-L-ALEMIN!