VDEKJA

VDEKJA

Vdekja është vërtet e habitshme, nuk bën dallim mes të pasurit dhe të varfrit, ajo kapërcen çdo mur dhe hyn në çdo shtëpi. Nuk e ndalojnë dot rojtarët e as kështjellat e fortifikuara.

“Kudo që të jeni vdekja do t’ju zërë, edhe nëse jeni në kështjella të fortifikuara”.

E pra, çdo njeri prej nesh do ta shijojë vdekjen, porse pyetja që duhet të na shqetësojë është se në ç’gjendje do të na gjejë vdekja?

A mos vallë do të na vijë dhe ne ende jemi të pa përgatitur!!

Atëherë le t’i kthehemi vetes, ta marrim në llogari përderisa jemi të veshur me rroba dhe ende nuk jemi të mbështjellë me qefin, përderisa ecim mbi shpinën e tokës e nuk jemi në barkun e saj. Të pendohemi dhe të rregullojmë raportet tona me Allahun përderisa ende kemi mundësi për pendim. Në mënyrë që kur të na vijë ti themi: Mirë se erdhe, o musafir i cili do të më çosh tek Krijuesi im, të cilin prej kohësh kam pritur për ta takuar.

Hoxhë Bledar Haxhiu

Must Read