BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiVeprime që na ndihmojnë ta fitojmë kënaqësinë e Allahut

Veprime që na ndihmojnë ta fitojmë kënaqësinë e Allahut

Në qoftë se nuk tenton ta ndërrosh dhe përmirësosh sjelljen tënde, detyrohesh që gjithnjë të kënaqesh me rezultatet e njëjta!

Veprimet që do të na ndihmojnë ta fitojmë kënaqësinë e All-llahut:

1. Filloje ditën me faljen e namazit të sabahut, ndërsa sipas mundësive në xhemat.

2. Mëso/lexo për çdo ditë Kur’anin e Madhëruar me kuptim dhe entuziazëm.

3. Në qoftë se dikush të ofendon, apo të thotë diçka që nuk të përgjigjet, mos iu përgjigj, lute All-llahun që ta falë atë.

4. Kur të të kaplojë hidhërimi, ndërro pozitën – ulu apo shtrihu. Lute Allahun, xhel-le shanuhu, për mbrojtje nga shejtani, mundohu t’i përkushtohesh gjërave të dobishme dhe pozitive.

5. Kur të jesh i gëzuar, gëzimin ndaje me shokët, ndërsa kur shokët e tu të jenë në dhembje dhe të dëshpëruar, ngushëlloji

6. Kur të të ndodhë ndonjë ligësi apo e pakëndshme, kuptoje atë si sprovë, e cila do të ndihmojë në përvojën dhe forcimin tënd.

7. Dashuroji ata që dashurinë e vete ndaj Allahut e shfaqin pa ngurrim.

8. Në qoftë se biseda është e dobishme për ty dhe të tjerët – bisedo, në të kundërtën më mirë hesht

9. Kur të takohesh me të tjerët, buzëqesh, falua dhe mos u bë hakmarrës

10. Mos harro të rekreacionin, shëtitjen, luajtjen dhe kënaqjen me familjen dhe shokët, mirëpo asnjëherë mos e harro kujtimin e All-llahut.

11. Bëhu i dëgjueshëm ndaj prindërve, përqafoji, puthua dorën dhe gëzoji me dhurata.

12. Kur njerëzit të të kritikojnë për sjellje të caktuara, verifiko a janë ato veprime që kënaqin All-llahun e Madhëruar. Nëse po, injoro kritikat dhe kujto se Pejgamberi , alejhis-selam, dhe sahabët duruan për shkak të qëllimeve më të larta që kishin.

13. Mos lejo që fama të të bjerë në kokë. Ajo nuk është e përhershme dhe shpesh sjell më tepër dëm se sa dobi.

14. Askënd mos e shih nga lartë, me kryelartësi, askënd mos e nënçmo, ngase ai mund të jetë më i mirë se ti në Sy të All-llahut.

15. All-llahu le të të jetë gjithnjë në vend të parë, ndërsa gjërat tjera harmonizoji me këtë.

Must Read