BallinaPraktikaFikhuVeprimet që nuk rekomandohen gjatë namazit

Veprimet që nuk rekomandohen gjatë namazit

Veprimet që nuk rekomandohen gjatë namazit

Është e papëlqyeshme që të rrotullohesh ose të kthesh kokën gjatë namazit, dhe është e ndaluar që të shikosh drejt qiellit gjatë tij.
Është e papëlqyeshme që të bësh lëvizje pa ndonjë arsye me vlerë.
Është e papëlqyeshme që të mbash gjëra plot ngjyrë të cilat e shpërqendrojnë personin gjatë faljes, si sende me shumë ngjyrë ose objekte të rënda të cilat tërheqin shikimin.
Është e papëlqyeshme që të vendosen duart në bel në namaz.

Veprimet që e prishin namazin

– Të flasësh me qëllim, qoftë edhe një fjalë të vetme.
– Moskthyerja drejt Kiblës(Qabes).
– Dalja e gazrave ose diçka tjetër që e bën të domosdoshme kryerjen e abdesit ose të gusulit.
– Lëvizja e njëpasnjëshme dhe e tepruar pa ndonjë arsye të vlefshme.
– Të qeshurit.
– Shtimi qëllimisht i një veprimi në namaz, si një sexhde ose një ruku tepër.
– Paraprirja e imamit me veprime në namaz kur falesh me xhemat.

Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin

Must Read