BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiVepro mirë në pjesën që të ka mbetur (nga jeta) të falet...

Vepro mirë në pjesën që të ka mbetur (nga jeta) të falet e kaluara

Vepro mirë në pjesën që të ka mbetur (nga jeta) të falet e kaluara

Sa herë që vdes dikush, kuptojmë, përveç tjerash, edhe vlerën dhe rëndësinë e jetës. Çdo ditë që jetojmë është mirësi që nuk kompensohet, por edhe mësim. Jeta e gjatë për besimtarin është e mirë për shkak të veprave të mira –siç na ka mësuar i dashuri ynë, Muhammedi [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të!]. Këtë të vërtetë e ndjejmë pikërisht kur të vdes dikush. E shohim se asgjë nuk merr me vete nga pasuritë e kësaj bote. Për këtë shkak, Muhammedi [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të!] ka thënë: ‘All-llahu nuk i ka lënë justifikim atij që ia ka shtyrë jetën derisa ka mbërri moshën gjashtëdhjetëvjeçare.’ [Buhariu]

Për tërë këtë moshë do të duhej marrë aq mësim saqë të përgatitësh për tek All-llahu.

Fudajl bin Ijjadi i tha një njeriu:

Sa vjeç u bëre?

Tha: gjashtëdhjetë.

Ti tash e gjashtëdhjetë vite je duke ecur për tek All-llahu dhe në çdo çast mund të arrish tek Ai- i tha Fudajli.

Njeriu tha: Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

A e di shpjegimin e kësaj?- e pyeti Fudajli

Po, e di se jam rob i All-llahut dhe se tek Ai do të kthehem- u përgjigj njeriu.

Fudajli i tha: O vëlla, kush e di që është rob i All-llahut dhe se tek Ai do të kthehet, e di se do të qëndrojë para Tij; e kush e di se do të qëndrojë para Tij, e di se do të pyetet; e kush e di se do të pyetet, atëherë le të përgatit përgjigjet.

Si t’ia bëjmë atëherë?- e pyeti njeriu.

Tha: Lehtë. Vepro mirë në pjesën që të ka mbetur (nga jeta) të falet e kaluara, ndryshe, do të japësh përgjegjësi për të dyja (të kaluarën dhe këtë pjesë që të mbetur nga jeta). [Hiljetu-l-Evlija, 8/113]

Le të nxitojmë që pjesën e mbetur të jetës ta mbushim me pendim dhe vepra të mira, që të na falet e kaluara dhe të shpëtojmë tek All-llahu ynë!

Burimi:
sedatislami.com

Must Read