Në hadithin që e përcjell Muadhi (radijAllahu anhu) përmendet: “Pas veprës së keqe bëje një vepër të mirë, sepse e mira e fshinë atë (të keqen).”
Ibën Tejmije thotë: “(Në këtë rast) veprat e mira duhet të jenë të një lloji me veprat e këqija, sepse kjo i fshinë më shumë ato (të këqijat).”
Domethënë: veprën e keqe duhet ta pasosh me një vepër të mirë që është e ngjashme me atë të keqe. Pa dyshim se kjo është një vërejtje e thellë e kuptimplotë.
Së këtejmi, nëse ke bërë haram nëpërmjet syrit – duke shikuar gjëra të ndaluara, atëherë është mirë që, pas kësaj vepre të keqe, ta përdorësh shikimin për të lexuar Kuran.
Nëse ke bërë mëkat me gjuhën tënde, si për shembull përgojimi, atëherë është mirë që pas kësaj vepre të keqe ta përdoresh gjuhën në lavdërim të personit që e ke përgojuar, apo për ta përmendur Allahun, etj.
Nëse vepra e keqe është sjellja e keqe me prindërit apo me të afërmit, atëherë i rregullon raportet me farefisin.
Kështu vepron edhe me veprat e tjera të këqija (kuptohet pas kërkimit të faljes prej Allahut të Lartësuar për këto mëkate).
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku