Vezët e pulës – Sipas studimeve Super ushqim!
Vezët janë një super ushqim
Nga të dhënat e publikuara ushqimore një vezë zakonisht përmban:
proteina (mbi 6g)
yndyrë (4.5g)
kalcium (25mg)
magnesium (4.5mg)
hekur (0.45mg)
fosfor (70mg)
kalium (70mg)
natrium (63mg)
zink (0.4mg)
bakër (0.02mg)
Mangan (0.013mg)
selenium (15mcg)
Thiamin (0.04mg)
Riboflavin (0.23mg)
Niacin (0.04mg)
acid Pantothenik (1.1mg)
Vitamin B6 (0.06mg)
acid folik (26mcg)
vitamin B12 (0.34mcg)
vitamin A (245IU)
vitamin E (0.68mg)
vitamin D (18.3IU)
vitamin K (0.119IU)
omega-3 and omega-6 acide yndyrore (94mg)
karotenoide (21mcg)
Shkencëtaret kane zbuluar se vezët ushqyese bëjnë pjese ne grupin e ushqimeve te dendura apo te ngjeshura për nga përmbajtja, dhe vezët duhet te konsiderohen super ushqim duke iu falënderuar aftësisë se tyre për te forcuar shëndetin dhe bile edhe për te ndaluar trashjen apo obezitetin duke u bazuar ne studiuesit pas një studimi te ri qe është bere.
Vezët janë te pasura gati me te gjitha substancat ushqyese, e veçanërisht me vitaminë atë tretshme ne yndyre si Vitamina A dhe D.
Vezët gjithashtu na furnizojnë me proteina te pasura me sulfur, qe janë te domosdoshme për funksionimin normal te membranave te qelizave te shëndosha.
Janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve special yndyrore me zinxhirë te gjate te quajtur EPA dhe DHA, qe i bëjnë vezët një ushqim te vlerësuar për trurin tone.
Një prej substancave me te rëndësishme ne te verdhen e vezës është Lecitina e cila është vitale për shume prej proceseve metabolike trupore, duke përfshire procesin e shpërndarjes se depove yndyrore trupore, si dhe ne përvetimin e formimit te gurëve ne fshiken e tëmthit dhe duke rritur shpejtësinë e shndërrimit te yndyrërave trupore ne energji. E verdha e vezës është gjithashtu burimi me sasinë me te madhe te kolines qe ndonjëherë është njohur, dhe vitamina B e gjetur ne lecitine qe është e domosdoshme për te mundësuar rrjedhjen e kolesterolit ne qarkullimin e gjakut.
Detajet e studimit
Ne studim, hulumtuesit kane zbuluar se vezët luajnë një rrol te rëndësishëm ne mbajtjen e shëndetit ne suaza normale dhe ndihmojnë ne humbjen e peshës se tepërt si dhe ne diete.
Shkencëtaret nutricioniste kane analizuar te dhënat e 71(shtatëdhjetë e një) dokumenteve hulumtimi dhe reference qe kane pasur për qellim studimin e përbërjes ushqyese te vezëve dhe rrolin e tyre ne diete.
Ata kane zbuluar se edhe përkundër faktit se vezët janë te varura ne kalori, ato janë te pasura si burim i proteinave, ato përmbajnë edhe substanca esenciale ushqyese te rëndësishme për një shëndet te mire, veçanërisht vitaminën D, vitaminën B12, seleniumin dhe cholinen.
Raporti gjithashtu konfirmon se ne mesin e ushqimeve proteinike, vezët përmbajnë përzierjen me te pasur te aminoacideve esenciale-substanca kyçe për te dy grupet: te rinjtë dhe për te vjetrit sepse është i nevojshëm një balance i aminoacideve për një rritje normale dhe shërim normal.
Gjithashtu nivelet e larta te antioksidanteve te gjetura ne veze do te thotë se vezët mund te ndihmojnë madje edhe ne prevenimin e degjenerimit makullare te lidhur me moshën (degjenerimi makullare është një sëmundje e syrit qe shkakton perden por mund te shpie edhe te verbimi).
Ekipi hulumtues ka vërejtur nga te dhënat e hulumtuesve te tjerë te SHBA-se te cilët kane rezultuar se njerëzit te cilët janë përdorues te vezëve kane një nivel me te larte te gati te gjitha materieve ushqyese ne organizëm ne krahasim njerëzit te cilët nuk konsumojnë vezët.
Autori kryesor i raportit tha:
Përfitimet shëndetësore nga vezët duken te jene aq te mëdha saqë ndoshta nuk do ishte ekzagjerim ti quajmë ato si super ushqim- vezët janë ushqimi me i ngjeshur nga te gjithë ushqimet e njohura deri tani.
Vezët jo vetëm qe kane shume pak kalori por gjithashtu përmbajnë edhe një sasi shume te madhe te substancave qe janë esenciale për një jete te shëndoshe. Janë një ushqim ideal ne çdo faze te jetës, si dhe është shume e lehte te përgatiten dhe te shijshme për tu ngrëne.
Ka përfitime të qarta ushqimore për të ngrënë vezë në baza të rregullta. Duke u bazuar ne provat e bëra del përfundimi se vezët janë me përfitim për te arritur ngopjen, për kontrollimin e peshës trupore dhe për shëndetin e syve.
Një prej zbulimeve kryesore te raportit- te quajtur ,, The Nutritional Properties and health Benefits of Eggs,,- është fakti se vezët janë një burim i rëndësishëm dietetikë i vitaminës D dhe ne mënyre signifikante munde te përmbush nevojat ditore për vitamine D.
Nivelet e ultë te vitaminës D janë te lidhura me një mori te çrregullimeve shëndetësore duke përfshire shëndetin e dobët te kockave, kancerin, sëmundjet e zemrës, skleroza multiple, çrregullimet imune dhe problemet e shëndetit mendore.
Disa këshilla rreth përdorimit te vezëve
Kur te bleni vezët, gjithmonë zgjidhni vezët e pulave te shtëpisë, pra pulave qe ushqehen ne mënyrë natyrale . Ato janë me superior si nga shija ashtu edhe për nga përmbajtja ne krahasim me vezët e pulave te fermave apo pulave qe ushqehen ne mënyre artificial.
Vezët e pulave me ushqyerje natyrale përmbajnë me shume omega3, acide yndyrore, si dhe sasi shume me te larta te vitaminës D dhe E ne krahasim me vezët e pulave me ushqyerje artificial. Gjithashtu e verdha e vezëve te pulave te shtëpisë ka një ngjyre portokalli te mbyllte, ne krahasim me ngjyrën e zbehtë te verdhe te vezëve te pulave te fermës, dhe ky dallim ne ngjyre tregon sasinë e beta karotenit ne veze.
Ibnul Kajimi: Përfitimet shëndetësore nga vezët
Dijetari Ibnul Kajimi rahimehullah ka theksuar disa nga përfitimet shëndetësore te vezëve ne ketë pune te shkëlqyeshme ne librin ,,Mjekësia e Profetit alejhi selam,,. Ai tha se vezët e freskëta janë me te mira për tu ngrëne ne krahasim me te vjetrat si dhe vezët e pulës janë me shëndetshme ne krahasim me vezët e zogjve te llojeve tjera.
Ai gjithashtu ka thëne qe e verdha e vezës ndihmon ne prodhimin e gjakut normal, ndalon dhembjet e fytit, dhe është me vlere për kollitjen, ulcerat apo te thatin, për skërfyellin (trakenë), veshke dhe fshikëzën e urinës. Ai theksoi përdorimin e te verdhës se vezës për trajtimin e sëmundjeve te zemrës (duke pasur parasysh ndikimin e saj ne formimin sa me mire te gjakut). Ibnul Kajimi ka përshkruar te bardhin e vezëve si një mjet mjafte efikas për eliminimin e ndezjes se syrit pra si një ftohës te syrit si dhe prevenimin e shenjave te djegiet dhe lehtësimin e djegieve nga dielli.
Pse te hamë veze?
Te gjithë vezët përmbajnë te verdhen e vezës te rrethuar nga e bardha e vezës (albumina), qe te dyja te rrethuara nga gëzhoja. Vezët e pulës janë lloji me shume i konsumuar i vezëve dhe janë dy lloje për nga ngjyra e jashtme me ngjyre te bardhe dhe te kafet. Vezët e bardha prodhohen nga pulat me pupla te bardha dhe me llape te veshit te bardhe ndërsa vezët e kafet prodhohen nga pulat me pupla te kuqe dhe ngjyra te tjera te puplave dhe me llapa te kuqe te veshëve. Te dyja llojet e vezëve kane te njëjtën vlere ushqyese.
Vezët kane kualitetin me te larte te proteinave ne krahasim me cilin do produkt ushqimore, përveç qumështit te nenës qe zë vendin e pare. Vezët janë një burim i mire i aminoacidit triptofan, pastaj te seleniumit, vitaminës B2 dhe B12, dhe janë gjera prej burimeve te rralla te vitaminës D. Vezët janë gjithashtu burim i kolines e cila është e rëndësishme për funksionimin e trurit, rregullimin gjenetik dhe shëndetin e zemrës. Vezët përmbajnë dy substance fotokimie si luteinën dhe zeakxantinen, te cilat reduktojnë shume rrezikun nga katarakti (perdja) dhe degjenerimi makulare.
Disa nga përfitimet shëndetësore te vezëve janë:
Katarakti dhe degjenerimi makulare: Një studim ka treguar se njerëzit qe konsumojnë ushqime te pasura me luteine dhe zeaxantine siç është veza, kishin 20 % reduktim (ulje) ne zhvillimin e kataraktës (perdes se syve), dhe një reduktim prej 40 % ne zhvillimin e degjenerimit makulare.
Humbjen e peshës: Një raport ne gazetën e Kolegjit Amerikan për nutricion ka treguar se konsumimi i një veze ne barke te thate ne mëngjes shpie deri te ulja e konsumimit te kalorive te tepërta gjate tere ditës.
Këshilla rreth vezëve
*Shiko për krisje te gëzhojës se vezëve para se ti blesh.
*Mbajtja e vezëve ne frigorifer do te mundësoje cendrueshmerine e tyre me te gjate te freskëta , por mos i vendosini vezët ne derën e frigoriferit ne mënyre qe te mos i ekspozohen te nxehtit gjate hapjes se derës.
*Lajini duart tuaja, enët e kuzhinës dhe sipërfaqen punuese me ujë te nxehte dhe sapunë para dhe pas punës me veze me qellim te prevenimit (parandalimit) te kontaminimit me salmonella.
*Vezët e freskëta duhet te futen fillimisht ne një ene te mbushur me ujë te kripur dhe te vendosen ne funde te enës me qe raste një veze e prishur do ngrihej ne sipërfaqe.
Referencat për lexim te mëtutjeshëm
***Blumberg JB, Jacques PF, Moeller SM. The potential role of dietary xanthophylls in cataract and age-related macular degeneration. J Am Coll Nutr. 2000 Oct; 19(5): 522S-527S.
***Colditz G, Frazier L, Rockett H, Tomeo Ryan C, Willett W. Adolescent dietand risk of breast cancer. Available at: http://breast-cancer-research.com/content/5/2/R59. Accessed on: June 2, 2007.
***Dhurandhar N, Jen C, Khosla P, Marth JM, Vander Wal J. Short-term effect ofeggs on satiety in overweight and obese subjects. Journal of the American College of nutrition. 2005;24(6):510-515.
Thotë Allahu:
Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’u godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar. Kur’an 20:81
Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/
Referencë:
http://www.healthymuslim.com/articles/gdgus-eggs-are-a-superfood.cfm
http://www.healthymuslim.com/articles/bryii-ibn-al-qayyim-health-benefits-of-eggs.cfm