Viti i ri Hixhri
Fillimi i Vitit të ri Hixhri është moment i duhur për muslimanin që të ndalet me vetveten dhe të bëjë një llogaritje të shpejtë dhe precize.
Nga kjo llogari shtrohet rruga e shpëtimit dhe udhëzimit, i zgjuar është ai i cili e vë nën kontroll nefsin, dhe punon për jetën pas vdekjes, dhe njëherit syçelë është ai që e shpie nefsin e tij drejt rrugës se punëve të mira dhe e ndalon atë me frenat e sheriatit islam.
Njeriu nuk mund t’i shmanget dy gjendjeve : nëse është bamirës e shton bamirësinë , e nëse është mëkatarë pendohet dhe kthehet tek Allahu .
Allahu ka thënë : ”O besimtarë , frikësohuni Allahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër , … “ Hasher 18.
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë duke komentuar këtë ajet ka thënë:” Llogaritni veten tuaj para se të llogariteni , dhe shikoni se çka keni deponuar për vetveten tuaj nga punët e mira, në ditën kur do të dilni para Zotit tuaj”.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë na ka treguar rrugën dhe formën e llogaritjes së punëve tona:”
E para, të llogarisë vetveten e tij në obligimet- farzet, nëse i kujtohet se i ka ikur diçka, e kompenson.
E dyta, të llogarisë veten e tij në ndalesat- haramet, nëse i kujtohet se ka bërë ndonjë mëkat, të shpejtojë me pendim dhe kërkimfalje-istigfarë, dhe ti shlyej ato me bërjen e punëve të mira.
E treta, të llogarisë veten nga shkujdesja , e nëse e sheh se ka qenë i shkujdesshëm nga ajo për të cilën është krijuar , le ta arrin me dhikër-përmendje të Allahut dhe duke u kthyer tek Ai.
Vëlla/ Motër muslimane shpejto me mëngjesin e këtij Viti të Ri me pendim dhe kthim tek Allahu, sepse fletët janë të bardha dhe asgjë nuk është shkruar në to.
Largqofshi nga mbushja e tyre me mëkate dhe gjynahe.
Llogarite veten para se të llogaritesh, shtoje përmendjen e Allahut, kërko falje-istigfar, shoqërohu me njerëz të mirë që të udhëzojnë drejt të mirave.
Allahu e bëftë këtë vit të mbarë për islamin dhe muslimanët , na shtoftë jetën , na bëftë të vdesim duke bërë punë të mira, na largoftë nga punët e këqija dhe na bëftë prej banorëve të Xhennetit. Amin.
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: islamifejaevertete.com