Viti i ri përgjak kosovarët
17 të lënduar gjatë festimeve
Deri në orën 1 e 40 minuta të datës 1 janar, në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kanë kërkuar ndihmë 17 persona. Lëndimet janë të shkaktuara në përgjithësi nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festimit të ndërrimit të mot moteve.
Dr. Naser Syla, ka thënë për Kosovapress se 4 prej tyre janë të goditur nga plumbat “qorr”, dhe se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësorë.
“Prej orës 19 e gjer në këtë moment, kemi pranuar 17 raste të lëndime me mjete proteknike, gjerësisht me petarta. Kanë qenë djegieje, duke filluar prej kokës, ekstremiteteve të sipërme, ku disa kanë përfunduar edhe me amputim të gishtërinjve. Dhe kemi pasur 4 raste lëndime me armë zjarri, dy prej tyre janë liruar për në shtëpi dhe dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ku janë kryer ekzaminimet e duhura dhe pritet të bëhen ndërhyrje neorukirirgjike”, ka thënë ai.
Ndryshe, deri në mëngjes numri i të plagosurve mund të rritet, pasi që qytetarët edhe në këto qaste vazhdojnë të festojnë./Kosovapress/