BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreZemra e mashkullit dhe e femrës

Zemra e mashkullit dhe e femrës

 

 

 

 

 

 

 

 

Zemra e mashkullit dhe e femrës

Shkenca akoma vazhdon të zbulojë dallimet thelbësore ndërmjet mashkullit dhe femrës. Është zbuluar se madhësia e trurit të femrës është më e vogël se sa ajo e trurit të mashkullit 10-15 % si dhe mënyra e funksionimit të trurit të femrës dallon nga mënyra e funksionimit të trurit të mashkullit.

Gjithashtu, ekzistojnë edhe dallime në mënyrën e të menduarit, mënyrën e trajtimit të njohurive, dallimet në reagimet ndaj efekteve të jashtëm…

Këto dallime vërtetojnë se mashkulli dallon nga femra dhe nuk mund të jenë të barabartë. Ky fakt i hedh poshtë argumentet e ateistëve të cilët propagandojnë për barazi ndërmjet mashkullit dhe femrës në çdo gjë. Ky fakt e vërteton fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: “e mashkulli nuk është si femra” (Ali Imran, 36)

Prej zbulimeve më të reja që e konfirmojnë këtë është fakti se shkencëtarët kanë gjetur dallime esenciale ndërmjet zemrës së mashkullit dhe zemrës së femrës. Në një lajm shkencor, hulumtuesit amerikanë kanë konstatuar se burrave dhe grave që u kryhen operacione të mbjelljes së organeve, mundësia e vdekjes është e lartë nëse dhuruesi i organeve është nga gjinia tjetër.

Studiuesit nga Universiteti Hopkins në Baltimore sinjalizuan se shkaku është i paqartë, mirëpo deklaruan se mund të jetë rezultat i dallimeve të madhësisë në zemër, nga aspekti se besohet se zemrat e meshkujve janë me madhësi më të mëdha ose për shkak të faktorëve të hormoneve apo për shkak të ndonjë imuniteti.

Hulumtuesit kanë sqaruar se të sëmurët të cilëve u mbillen organet nga dhuruesit nga gjinia tjetër, atyre ua shton rrezikun e vdekjes deri në 15 % krahasuar me ata të së njëjtës gjini, prandaj mjekët, të sëmurëve që kanë nevojë për mbjellje duhet dhënë zemrën persona nga e njëjta gjini.

Organizata amerikane e zemrës konfirmon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryhen më tepër se dymijë operacione të mbjelljes së zemrës, ku meshkujt përbëjnë tre të katërtën e të sëmurëve.

Të dashurit e mi për hir të Allahut! Operacionet e mbjelljes së zemrës janë në kuadër të operacioneve me qëllim të zgjatjes së jetës së njeriut, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: “Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” (Munafikun, 11)

Të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është dhënë mundësia e zgjedhjes ndërmjet takimit me Allahun dhe jetës së kësaj bote kurse ai zgjodhi Allahun e Lartësuar.

Operacionet e mbjelljes së zemrës nuk i ofruan asgjë njerëzimit përveç se zgjatje të jetës për disa vjet me dhimbje, doza të ilaçeve dhe shpenzime të tepruara. Po të donte Allahu do t’ia zgjaste jetën këtij njeriu pa iu kthyer këtyre operacioneve të tilla. Edhe shkencërisht është vërtetuar se zemra është përgjegjëse për të menduarit dhe perceptuarit, madje për imanin dhe kufrin, prandaj besimtari duhet t’i shmanget operacioneve të tilla dhe të kënaqet me takimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhërishëm thotë: “Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (Ankebut, 5)

Patjetër që duhet të besojmë se Allahu i Lartësuar çdo shpirti ia ka caktuar afatin që nuk mund ta tejkalojë. Ai thotë: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do tu plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Ali Imran, 185)

Shkencërisht është vërtetuar se çdo përpjekje për zgjatjen e jetës nuk ka pasur sukses, sepse vdekja krijohet brenda qelizave të trupave tanë si dhe është një proces i sistemuar dhe i përcaktuar. Për këtë Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë.” (Vakia, 60)

 

Përshtati: Almedin Ejupi

Burimi ne shqip: KlubuKulturor.com

Burimi ne origjinal: moheet.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read