Zgjedhja e shokëve

Zgjedhja e shokëve

Njerëzit gjithmonë kanë qenë krijesa shoqërore dhe të nëvojshëm për miq dhe shokë. Një pjesë e mirë e jetës sonë na kalon në bashkveprim me të tjerët. Për muslimanët sikurse jemi ne, që jetojmë në shoqëri ku jemi pakicë, çështja e zgjedhjes së shokëve të mirë është esenciale për ta ruajtur fenë tonë. Shoqërimi me muslimanët e udhëzuar dhe të moralshëm është i obligueshëm për të qëndruar në rrugën e drejtë.
Në një hadith të vërtetë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të vetë, andaj le të ketë kujdes me kë shoqërohet” [transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu].
Shoqërimi i dikujt me pasuesit e çfardo rruge tjetër përpos rrugës së udhëzimit rezulton në ndryshimin e sjelljes, moralit dhe qëndrimeve të tij. Nëse ne shoqërohemi me kësi lloj shoqërie, atëherë do ti trashëgojm zakonet, sjelljet e ndoshta edhe fenë e tyre. Një musliman i tillë do ta gjen veten në një situat ku do të jetë i gatshëm që ta fshehë islamin e tij ose saj përpara atyre që e nënçmojnë atë dhe do të ndahet prej besimtarëve. Kur të ndodhë kjo situatë, është arritur një pikë ku ka shumë pak dallim në mes këtij muslimani dhe shokëve të tij të këqij. Shumë herë muslimani nxitet nga shokët e tij (të këqij) që të bën vepra të liga dhe ti haron obligimet e veta. Rezultati është se këtij muslimani shpesh herë i vjen turp që ti lenë ata dhe ta falë namazin, kështu që këta “shokë” bëhen shkaktarë që ky të devijon nga rruga e drejtë.
Në vend që të shoqërohemi me të devijuarit ne duhet të shoqërohemi me të udhëzuarit, mirpo përsëri të sillemi në mënyrë të mirë dhe të drejtë me të tjerët (kuptohet përderisa nuk na dëmtojn sh.p.).
Në një hadith tjetër Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i shitësit të miskut (parfumit) dhe farkëtarit. Sa i përket shitësit të miskut ai ose do të dhurojë misk (erë të mirë), ose do të blesh prej tij, ose së paku do të kënaqesh nga era e mirë që i vjen. Sa i përket farkëtarit ai ose do ti djegë teshat ose do të marësh erë të keqe prej tij.” [Buhariu dhe Muslimi].
Gjatë komentimit të këtij hadithi Imam Neveviu, rahimehull-llah, ka thënë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka krahasu shokun e mirë me shitësin e miskut dhe ka folur për mirësinë e shoqërimit me shokë të mirë, të cilët kanë sjellje fisnike, devotshmëri dituri dhe kulturë. Të tillë janë ata prej sjelljes së të cilëve përfitojmë. Dhe ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka ndaluar të rrimë me ata që bëjnë keq, që bëjnë shumë mëkate dhe vepra tjera të këqija, si dhe me bidatxhit, përgojuesit, e kështu me rradhë.
Një dijetarë tjetër ka thënë: “Shoqërimi me besimtarët rezulton në arritjen e diturisë së dobishme, sjelljes fisnike dhe veprave të mira, përderisa shoqërimi me të këqijt të ndalon nga të gjitha këto.”
All-llahu, subhanehu ve teala, në Kuranin fisnik thotë: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.” [El-Furkan: 27-29].
Ai, subhanehu ve teala, gjithashtu thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.” [Ez-Zuhruf: 67].
Në dy transmetime të vërteta nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ne jemi urdhëruar që të shoqërohemi vetëm me besimtarët, dhe na është thënë se personi do të jetë me atë që e don (në ahiret). Kështu që nëse ne i duam dhe i shoqërojmë ata që janë të devijuar, duhet të frikësohemi për besimin tonë. Njeri i mençur është ai që bëhet gati për botën e ardhshme, jo ai që e neglizhon fenë e tij dhe bjenë në kurthën e shejtanit, i cili i thotë se do ti falen gabimet dhe se mund të bën çfar të don.
Nëse ne me të vërtetë besojmë se fjala më e mirë është fjala e All-llahut dhe se udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë ne duhet të veprojmë sipas kësaj, sepse përndryshe do të sjellim argument kundër vetvetes.
Nga ana tjetër, “besimtari është pasqyrë e vëllaut të vet”, dhe nëse ai sheh ndonjë gabim te besimtari tjetër, ai i’a tërhjek vërejtjen në një mënyrë të pranueshme, i ndihmon të largohet dhe të pastrohet nga çdo e keqe që mund ta ketë.
E lusim All-llahun të na bën prej të udhëzuarve në rrugën e drejtë dhe të na jep shokë të cilët do të na largojnë nga zemërimi i Tij dhe do të na udhëzojnë në kënaqësinë dhe xhennetin e Tij.

Marrë nga: I s l a m w a y . c o m
Përktheu: Omer Islami

Must Read