BallinaAKIDESektet dhe Fraksionet1. Tarikati Nakshebandi

1. Tarikati Nakshebandi


Cikli: Të njohim tarikatet sufiste të devijuar në Turqi

Me fillimiet e viteve pesëdhjetë ngushtimi dhe izolimi i fesë në Turqi filloi të lirohej. Po kështu edhe ndjaj njerëzve të fesë, grupeve dhe individëve. Në këtë periudhë shumë tarikate filluan të dalin nga fshehtësia e tyre dhe të kryenin aktivitetin e tyre në formë të hapur pak e nga pak. Diçka të tillë e stimuloi edhe gara e politikanëve për të fituar zërat e ndjekësve të tyre me afrimin e afatit të zgjedhjeve, madje disa udhëheqës poltikë nuk stepeshin për të shpallur anëtarësimin e në disa nga këto tarikate.

Ky material mund të përqënrohet kryesisht në këto tarika


Tarikati Nakshebandi

(Cikli: Të njohim tarikatet sufiste të devijuara në Turqi)



Nekshabandizmi është një tarikatet sufiste më të vjetra në Turqi, nga më të mëdha dhe më të përhapurit. Ky tarikat është shtrirë në një grup vendesh islame. Themeluesi i tij është Muhamed Behaudin Nekshebandiu, i cili ka jetuar në Buhara ndërmjet viteve 1317 dhe 1389. Këtë tarikat e përcolli në Anadoll njëri prej ndjekësve të tij që quhej Abdullah Semavi në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë dhe prej aty u përhap në të gjithë Turqinë. Nakshembaditë kanë marrë pjesë në të gjitha kryengritjet kundër hapave që ndërmori Ataturku dhe shokët e tij për ta kthyer Turqinë në një vend sekularist. Pas rikthimit të plurazimit politik nekshabanditë iu rikthyen aktivitetit të tyre dhe punuan për të rritur praninë e tyre në mesin e pedagogëve të universiteteve, nëpunësve të shtetit dhe njerëzve me profesione të lira. Në këtë mënyrë, brenda tarikatit nekshebendi u krijuarn tri rryma të reja në krye të të cilës qëndronte një shejh nekshebendi. Ato janë:

Rryma e parë: Përfshin zanatçinjtë dhe tregtarët e vegjël nga shtresa e mesme.

Rryma e dytë: Përfshin pedagogët e univesiteteve, biznesmenët dhe kryetarët e disa partive politike.

Rryma e tretë: Përfshin shtresat e thjeshta të popullsisë në qytet dhe në fshat.
Ky tarikat ka lidhje të forta me forcat politike, të cilat konsiderohen një mjet për aktivitetin politik në Turqinë sekulariste dhe të civilizuar. Në fillim tarikati Nekshbendi përkrahte Partinë e Rendit Kombëtar dhe pastaj Partinë Kombëtare të Shpëtimit që kur u themeluan nga politikani islamik Nexhmudin Arbakan, i cili i përkiste tarikatit Nakshebandi. Pas grushtit ushtarak të vitit 1980 nekshabanditë u shpërndanë dhe pjesa më e madhe e tyre u anëtarësuan në partinë nënë “Partinë Komëbtare” kur u themualua në vitin 1983, ndërsa një pjesë tjetër përkrahu Partinë “Refah” dhe kjo ndarje vazhdon të ekzsitojë sot e kësaj dite.

Disa nga bindjet e nakshebandive:
1- Besojnë se shejhat e tyre dinë gajbin (të fshehtën)
2- Dijen shpirtërore e konsiderojnë me të lartë dhe më fisnike se dijen fetare.
3- Besojnë se disa shejlerë të tyre marrin dije nga dijetarë të vdekur më parë.
4- Lejojnë ndërmjetësimin e evlijave tek Allahu.
5- Lejojnë marrjen e begatise nga të vdekurit dhe varret dhe kërkimin e ndihmës prej tyre.
6- Besojnë se shejlerët e tyre kane keramete (vlerësime dhe fuqi të veçanta prej Allahut).
7- Në librat e tyre bazohen në shumë histori imagjinare dhe të pavartetuara.
8- Nakshebanditë besojnë se Allahu është i pranishëm në çdo krijesë në natyrë, tek kafshët, tek njerëzit etj.


Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read