BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiThënie të arta nga i urti tabi’in Hasan El-Basriu:

Thënie të arta nga i urti tabi’in Hasan El-Basriu:


Thënie të arta nga i urti tabi’in Hasan El-Basriu:

 

O njeri, e konsideron të lejuar atë që është e ndaluar, bën tirani e mëkate duke joshur me shpresa të kota se Allahu subhanehu ue teala do të falë! Do ta mësosh cili ka qenë mëkatar Ditën kur nuk do të të ndihmojë as pasuria, as fëmijët, por zemra e pastër.


O njeri ç’po ndodhë me ty? Bën mëkat dhe kryen vepra të këqija, ndërkaq që përpara ke vepra të mira që gjithashtu mund t’i kryesh.

Ruaju nga tri gjëra dhe do ta parandalosh afrimin e shejtanit:

1.Kurrë mos rri vetëm më grua të huaj, madje edhe nëse deklaron se e mëson Kur’an.

2.Kurrë mos shko te sundimtari, madje edhe nëse deklaron se do ta këshillosh për mirë dhe do ta ndalosh nga e keqja;

3.Kurrë mos qëndro me atë që futë risi në fe, sepse do të derdhë helm në zemër dhe do të ta prish fenë.


Kërko kënaqësi në tri gjera: në namaz, në leximin dhe kuptimin e Kur’anit dhe në dhikër (duke përmendur dhe kujtuar Allahun) . Nëse gjen kënaqësi në këto gjëra, atëherë shko dhe ji i lumtur! Në të kundërtën, dije se dyert të janë mbyllur, andaj përpiqu t’i hapësh.


I kemi parë ata të cilët, duke punuar për botën tjetër e kanë fituar këtë botë, por nuk kemi hasur që dikush ta ketë fituar botën tjetër duke punuar për këtë botë.


O njeri, sikur të shikoje atë të paktën që të ka mbetur nga jeta, do t’i braktisje të gjitha dëshirat tuja, duke synuar të bësh sa më shumë vepra të mira.


Kush e qorton veten në mesin e njerëzve, në të vërtetë lavdërohet, e sa e keqe është kjo që bën.


Ai që të frikëson me qëllim që të të mbrojë, është më mëshirues dhe të respekton më shumë se ai që të bën lajka duke të bindur se do të jesh i shpëtuar. Do ta shohësh cilin e ke pasur mik kur të përballesh me friken.


Halifi Omer ibni Abdulazizi kishte kërkuar nga Hasani ta këshilloj, ndërsa ky duke ia plotësuar dëshirën, kishte shkruar: O prijës i besimtarëve! Ajo që ka qenë është si të mos kishte qenë, ndërsa ajo që do të vije – sikur tanimë është duke ndodhur! Dije, o prijës i besimtarëve, se është e mrekullueshme shija e asaj që vije pas durimit, madje edhe nëse e shijon hidhësinë e atij durimi! Ndërsa shija e përfundimit të mirë është më e këndshme. Pasoja e kënaqjes së epsheve të trupit është gjithsesi e hidhët dhe ajo gjithsesi do të arrijë, madje edhe nëse e shijon vetëm për një moment kënaqësinë e saj. Ndërkaq rezultati përfundimtar i gjithë kësaj do të jetë i kobshëm për atë që i pason pasionet vetjake.

Dije, o prijës i besimtarëve se është i shpëtuar vetëm ai që ruhet nga mëkatet dhe përkujdeset ta fitojë shpëtimin në shtëpinë e përjetësisë. Ai do ta meritoj edhe mëshirën e Allahut dhe do të futet në Xhenet.


Përmblodhi: Ebu Muhamed L. T.

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read